Manastirliu i lë pacientët në duart e Allajbeut sepse nuk i punojnë aparaturat
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në çdo ditë vazhdon me propagandën se kemi shëndetësi falas dhe se sistemi ynë shëndetësor ka avancuar. Në fakt kanë avancuar vetëm fondet që shkojnë në duart e privatit. Në raste emergjente shëndetësia në Shqipëri nuk ka asnjë zgjidhje për pacientët, mundësia e vetme është ose jep lekët në privat ose vdis.
Dhe këtë skandal e nxori në dritë rasti i aktorit të njohur Gneci Fuga, i cili u detyruare të bënte një operacion në spitalin Amerikan të Klodian Allajbeun, sepse QSUT nuk ofronte operacione në tru. U ngrit një këmbë një Shqipëri e tërë që të mbushte xhepin e Allajbeut ndryshe Fuga nuk do të operohej.
Këtu shohim qartë se si Manastriliu i lëshon pacientët në duart e një oligakru si Allajbeu. Por, le t’ia nisim nga skandali me QSUT. Fuga ishte diagnostiguar me trombectomi.
Sipas një studim të Nacional Library of Medicine, personat e diagnostikuar me këtë lloj sëmundje kanë të bllokuar enët e gjakut në tru dhe ka nevojë për ndërhyrje, proces që quhet Embolektomia. Zakonisht përfshin heqjen e trombeve (mpiksjes së gjakut).
Nga burimet rezulton se në QSUT janë në gjendje aparaturat për kryerjen e kësaj ndërhyrje, por kanë një tjetër problem madhor, ato janë prishur në pritje të mirëmbajtjes, ndërsa të tjerave u mungon një aksesor i domosdoshëm që quhet “kateter”. Kateteri është një lloj tubi që futet në damar, arrin në tru dhe liron trombin. Bëhet fjalë për tubin që shfaqet në foton më poshtë.

Këto pajisje nuk përdoren sepse QSUT nuk ka mjekë specializant për t’i përdorur ato. Sepse edhe ata të paktë në numër largohen jashtë shtetit, duke qenë se ndërhyrje të tilla në Shqipëri bëhen më rrallë.
Ja pra ku del këtu sheshit abuzimi i Manastriliut. JOQ ka denoncuar disa herë tenderët abuzivë që ajo i jep Allajbeut e të tjerëve, por në asnjë rast nuk kemi parë tender për këto lloj pajisjesh, që janë kaq ta rëndësishme.
Nuk është çudi që jete ky një rast neglizhence e qëllimshme. Sepse Allajbeu mori për ketë operacion më shumë para nga se do te kushtonte jashtë shtetit. Në Europë kjo terapi kushton nga 10 mijë në 12 mijë euro, të paktën kështu tregojnë të dhënat e raportit nga Nacional Library of Medicine, duke theksuar se ka rimbursim nga shtetit sipas moshave dhe kategorive të pacientëve. Ndërsa në Shqipëri po mos t’i japësh 20 mijë euro në dorë Allajbeut vdes.

Kujtojmë se edhe procesin e dializë, që është po aq i kushtueshëm dhe kë në dorë pacientë në rrezik për jetën, Manastirliu ia ka lënë në dorë Allajbeut. Kompania koncensionare e Hemodializës, “DiaVita” shpk merr të paktën 600 milionë lekë për të dhënë këtë shërbim, që në fakt nuk e jep si duhet. Pra nuk kemi shëndetësi falas, jeta jonë varet nga Klodian Allajbeu!


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



