E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disa të vërteta për turizmin e italianëve në Shqipëri pa propagandë
Sot

Disa të vërteta për turizmin e italianëve në Shqipëri pa propagandë

E vertetë, plot italianë vizitojnë Shqipërinë cdo ditë.
Unë që bëj mjaft shpesh Romë-Tiranê- Romë takoj shumë të tillë.

E le t’i themi disa të vêrteta të tjera;

1- Shumë italianë vijnë në Tiranë e Shqipëri për të rregulluar dhëmbët. Kushton jo gjysmë por shumë herë më pak se gjysma e kostos që iu duhet t’i kurojnë në Itali.
Quhet Turizëm Dentar.
Mes Rrugës së Durrësit e Rrugës së Kavajës është krijuar një Little Italy ku studio dentare, mjekësore, agjenci turistike e hotele, madje dhe ushqimore e pasticeri mbajnë ndezuar këtë merkatë. Ndërsa mediat shqiptare përkthejnë e papagallojnë intervistat e Kryeministrit në mediat italiane, asnjë gazetar terreni nuk kam parë të dokumentojë këtë realitet.

2- Shumë italianë i ndesh në lagjet tiranse nga Lapraka deri në unazë e qendër. Kush me koka të fashuara, veshë me garza, hundë e sy të nxirë si një kamp lufte. Kanë kryer trapianto flokësh o ndërhyrje estetiko. Në Itali do t’u kushtonte shumë më shtrenjtë.
Quhet Turizëm Plastik!

3- Shumë italianë janë prindër. Sjellin fëmijët të studiojnë në Shqipëri në një Universitet Privat Mjekêsie. Nuk kanë mundur të fitojnë konkursin e mjekësisë në Itali e në Shqipëri e kanë më të lehtê. Familje italiane i takon në avionë drejt Tiranës me preokupimin për të gjetur njê apartement me qera në një lagje të qetë e të mirë për djalim o vajzën e tyre.
Quhet Turizëm arsimor.

4- Shumë italianë që vijnë janë pensionistë, ftuar nga miqtë e tyre italianë që në Shqipëri janë pozicionuar prej pak kohësh.
Vijnë për të vlerësuar nëse ia vlen të transferohen për të shpëtuar nga taksimet e larta më Itali e nga “caro vita”. Pensionet që marrin do jenë gjithmonë më të larta se rroga mesatare e një nëpunësi shqiptar.
Quhet Turizëm Pensionistësh.

5- Shumë italianë vijnë me dëshirën për të investuar në një vend ku nuk ka Sindikata e pronarët e sidomos ata të huajt bëjnë si të duan me krahun shqiptar të punës.
Mjaft te dokumentohen kapanonet e fasonerisë ku punojnë mijêra gra e vajza shqiptare.
Quhet Turizëm skllavëror.

6- Shumë italianë vijnë për të kursyer pasi vendet eskluzive të Jugut italianë janë cdo vit e më të shtrenjta.
Quhet Turizëm prej halli.

7- Shumë vijnë dhe nga kurioziteti. Propaganda e qeverisë ka nisur prej marsit të punojë për këtë.

Por turizmi i vërtetë është besimi që i ke dhënë klientit. Pra a do kthehet përsëri të kalojë pushimet në Shqipëri?

Por dhe këtu KM shqiptar vuri duart para e tha; “cmimet e lira të turizmit shqiptar do shtrenjtohen shpejt.”
Pra, nëse nuk do kemi më një vit si ky, nuk është faji i qeverisë,por i privatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.