E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet në sistemin TIMS, reagon Gazment Bardhi: Duhet një hetim i plotë
Politikë

Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet në sistemin TIMS, reagon Gazment Bardhi: Duhet një hetim i plotë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me shqetësimin e përfaqësuesit të SHBA-së në Tiranë, H. Martin McDowell, lidhur me ndërhyrjet në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

bardhi-5-1

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi është shprehur se duhet një hetim i plotë lidhur me këtë çështje.

Ai shtoi se kjo çështje duhet të jetë prioritet i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike gjatë sesionit të ri parlamentar.

Reagimi i Bardhit:

Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.

Ky skandal i denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cënon të dhënave vetjake/sensitive të qyetatarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj, kërkon një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës së Grupit Parlamentar në seision e ri.

Duke falenderuar  të Ngarkuarin me Punë, z. H. Martin McDowell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar e të huaj, se GPPD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.

Reagimi i ambasadës:

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.