FOTO sa 1000 fjalē! Orikum, situata skandaloze e plehrave
Në anë të rrugës, në pjesën ku lidhet bypassi i Vlorës me rrugën e Dukatit, drejt Rivierës n?7 Palasë, Dhërmi, Himarë etj., “mali” me plehra është kthyer në panoramën e zymtë të banorëve.
Ndotja e jashtëzakonshme dhe grumbullimi i plehrave në këtë zonë vijon prej vitesh e mesa duke ende nuk ka një zgjidhje. Era i shpërndan ngado qeset që fluturojnë më lart se zogjqtë që fluturojnë aty pranë.
Ashtu siç shihet dhe në këtë foto, plehrat janë të grumbulluara dhe të përhapura gjithandej, duke u kthyer në makth për banorët dhe çdo kënd që kalon në këtë rrugë dhe pamja e parë që u del përpara janë grumbujt e mëdhenj të plehrave dhe derrat.
Situata katastrofike me “malin” e plehrave në Orikum vijon.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



