E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roli   gjeneralit të Kremlinit në  vrasjen e Prigozhin
Uncategorized

Roli gjeneralit të Kremlinit në vrasjen e Prigozhin

Inteligjenca britanike beson se komandanti i Kremlinit, që orkestroi helmimin e Sergei Skripal në Britani, ka pasur rol edhe në vrasjen e Yevgeny Prigozhin.

Gjeneral-majori Andrey Averyanov thuhet se ka pasur një përplasje të hershme me shefin e grupit mercenar ‘Wagner’.

Averyanov ishte personi përgjegjës që dërgoi spiunët në Britani në vitin 2018 për të vrarë agjentin e dyfishtë, Sergei Skripal. Ky i fundit u helmua teksa ishte bashkë me vajzën e tij, Yulia.

Një burim i inteligjencës britanike tha se shumëkush beson se Prigozhin i kishte ditët e numëruara. I njëjti burim tha se ka shumë diskutime se emri përgjegjës për këtë gjë është Averyanov.

Gjenerali i Kremlinit është përgjegjës për operacionet e fshehta jashtë Rusisë.

Muajin e shkuar ai ishte i pranishëm në një samit të organizuar në Shën Petersburg, ku u prezantua përpara liderëve afrikanë. Kanalet e lidhura me ‘Wagner’ raportuan në atë kohë se qëllimi i takimeve ishte nxjerrja jashtë loje e Prigozhin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.