Për çfarë po ndodh në Kadastër fajin e ka Berisha
Rama: Po zhbëhet rrjeti i sekserëve, buburrecave e minjve
Rama njoftoi sot se po luftojnë sekserët dhe buburrecat e minjëve brenda kadastës.
Ja statusi i kryeministrit Rama:
Sipas Ramës, ajo që është e vërtetë është fakti që nuk funksionin sistemi i vjetër, ku përditë po zhbëhet rrjeti i sekserëve.
“E vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës
Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…😊
Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.

“Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN.”

Por të gjithë qytetarët dhe votuesit normalë dhe anormalë në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtên legjitime që fajin ta kërkojnë të 80 – vjeçari Sali Berisha i cili ka dështuar të drejtojë hipotekën në kēto 10 vitet e fundit madje ka bërë korrupsion dhe një nga gabimet më të rënda bëri që shkarkoi pas 8 vitesh Artan Lamen dhe emeroi Dallendyshe Bicin në krye të Kadastrës. Berisha duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i qeverisë Rama dhe të shkojë njëherë e mirë në shtëpi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


