E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, dyfishohen  lejet e ndërtimit në  tremujorin e dytë
Uncategorized

Tiranë, dyfishohen lejet e ndërtimit në tremujorin e dytë

Rriten sërish sipërfaqet e lejeve të ndërtimit në

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka shënuar sërish rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit, pas ngadalësimit në të parin, duke sinjalizuar për një vazhdimësi të bumit të ndërtimeve në Tiranë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e dytë 2023 në Tiranë u dha gjithsej sipërfaqe prej rreth 461 mijë metra katror, që është mëse dyfishi i sipërfaqes së dhënë në tremujorin e parë po të këtij viti.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 18.7%.

Të dhënat historike tregojnë se në tremujorin e dytë është dhënë sipërfaqja më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë (maj-qershor).

Për 6 mujorin është dhënë gjithsej sipërfaqe me leje 660 mijë metra katror, që është gjithsesi sa gjysa e asaj që u dha në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa në tremujorin e parë 2022 ishte dhënë një rekord prej 800 mijë metrash katror. (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tirane, T I dhe T II).

Në vlerë, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte 22 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro për 6 mujorin e parë të vitit.

Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.

Lejet e ndërtimit në vend

Sipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2023, është 652.136 m 2, nga 661.945 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 1,5%.

Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8%.

Rriten sërish sipërfaqet e lejeve të ndërtimit në
Rriten sërish sipërfaqet e lejeve të ndërtimit në
Rriten sërish sipërfaqet e lejeve të ndërtimit në
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.