E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu rrit çdo vit financimin për Janis Karathanon ndërsa SPAK nuk e heton
Sot

Manastirliu rrit çdo vit financimin për Janis Karathanon ndërsa SPAK nuk e heton

Në 2025 vlera për laboratorët shkon mbi 1.85 MLD lekë

Koncesionet në Shëndetësi janë ato afera që po rrjepin qytetarët shqiptarë. Një prej tyre është edhe koncesioni i laboratorëve, që drejtohet nga “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës, e cila është degëzim i firmës PEGASUS. Kjo e fundit në pronësi të oligarkut Janis Karathano.

Sakaq vëmë re se për tre vitet e ardhshme financimi për këto kompani do të rritet. Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2023-2025 që Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, parashikon që financimi i koncesionit të laboratorit të arrijë në 1,75 miliardë lekë në vitin 2024 nga rreth 1,7 miliardë lekë që është aktualisht. Ndërsa në vitin 2025 financimi pritet të arrijë në një vlerë 1,85 miliardë lekë.

Ministria e Shëndetësisë po bën një rritje të financimit për këtë koncesion, në një kohë kur ekzaminimet kanë rënë.

Kujtojmë se, për vitin 2022 në spitalet universitare në të cilat është i përqendruar shërbimi i koncesionarit numri i ekzaminimeve laboratorike ishte 2,5 milionë, nga 2,3 milionë që ishin në vitin 2021 me një rënie 5%. Rënia ishte edhe më fortë në spitalet rajonale.

SPAK hoqi nga dosja hetimore mafiozin Janis Karathano që zhvati PPP- Laboratorët me letra false e me ryshfet  

Nuk janë thirrur nga prokurorët as për t’u pyetur edhe 3 titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë, që në bashkëveprim me Janis Karathano, kanë sajuar e miratuar fondin e 114 milionë Euro, që është 4 herë më e lartë se kostoja reale e shërbimit laboratorik 

SPAK ka njoftuar, se ka mbyllur hetimet dhe e ka bërë gati për taçuar në gjykatë, koncesionin “Laboratorët Mjekësorë”, të kallëzuar nga KLSH si aferë korruptive, duke kaluar shërbimin shtetëror te firma private “Pegasus Sh.p.k”, kundrejt vlerës 114 milionë Euro për 10 vite.

Është detyrim ligjor i Kryetarit të SPAK, Altin Dumani, që para se dosja të dorëzohet në gjykatë, të verifikojë faktin se përse nuk është përfshirë në hetim përfituesi i këtij koncesioni Janis Karathano, i cili është personazhi kryesor i aferës së PPP-Laboratorëve Mjekësor.

Në raportin e KLSH, Janis Karathano rezulton si mashtruesi që ka përdorur dokumente shtetërore private e preventivë fals, për të marrë koncesionin, duke bashkëpunuar me titullarët  dhe zyrtarët e autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por falsifikimet e Karathanos janë lënë jashtë lëndës hetimore, me makinacione të prokurorëve të SPAK, të cilët nuk e kanë përfshirë si bashkë- autor në aferën e Laboratorëve mjekësorë.

Ndoshta prokurorët e dosjes kanë përdorur “standarde” të tjera jo ligjore, që e kanë lënë jashtë hetimit, por Kodi Penal ka vetëm një standard: Hetohet kushdo që ka marrë pjesë në krim.

Në aferën e laboratorëve, mafiozi Janis Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, ka marrë pjesë si falsifikator dokumentesh e përfitues i 114 milionë Euro, i skeduar nga KLSH si pjesë grupit të kallëzuar penalisht, por SPAK nuk e ka marrë as në pyetje.

Për gjykim do çohen Raimond Cimbi, ish-kryetar i tenderit, 6 anëtarët e komisionit e 3 zyrtarë të Ministrisë që kanë firmosur shkresat rutinë të koncesionit, ndërsa bosi Janis Karathano po shijon 114 milionë Euro e vazhdon përlanë edhe nga 15 milionë Euro tenderë mjekësor çdo vit.

Vërtetë është e përcaktuar në ligj, që Kryetari i SPAK nuk mund të diktojë tek prokurorët e çështjes  hetimore, por detyra si “administrator” i veprimtarisë së institucionit, i jep të drejtën të monitorojë, verifikojë e urdhërojë rihetimin e çështjeve, madje të hetojë prokurorët abuzues.

I kujtojmë kryetarit Altin Dumani, se përveç falsifikatorit Janis Karathano, jashtë dosjes hetimore të koncesionit të laboratorëve, prokurorët kanë lënë dhe 3 titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë, konktretisht Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu e Arjan Kraja; të cilët në bashkëveprim me Janis Karathano, kanë sajuar dhe miratuar fondin e PPP-së 114 milionë Euro, ose 4 herë më të lartë se kostoja reale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.