Vlorë vrasja e 41-vjeçarit/ Mbi 28 gëzhoja në vendngjarje, 8 persona të shoqëruar
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Laert Keka alias Leartiad Lekaj.

Mësohet se gjatë natës, janë shoqëruar në polici 8 persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur në aksin rrugor “Kotë-Sevaster” e brenda tij ka qenë edhe një kallashnikov.
Në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Rikujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”. Viktima ka qenë duke lëvizur me motor, kur një automjet tip “Audi A6” ka nisur ta ndjekë. 41-vjeçari për të shpëtuar, ka zbritur nga motori dhe ka nisur të ecë me vrap, por atentorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar në hyrje të një pallati.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


