E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si shefi i krimeve Ylli Çako, OPGJ dhe mjekësia ligjore mbulojnë dhunën ndaj 3 vjecares
Sot

Si shefi i krimeve Ylli Çako, OPGJ dhe mjekësia ligjore mbulojnë dhunën ndaj 3 vjecares

Policia ka shoqëruar edukatoren kopshtit privat “Stinët” që dhunoi barbarisht vajzën 3-vjeçare, e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.

dhune 3 vjecare kopshti stinet edukatore

Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda ambienteve të kopshtit.

E mitura është dhunuar nga edukatorja, Majlinda Dehima, në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në Trianë më 1 nëntor.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, por dhuna ndaj të miturës dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Por rasti është bërë publik mbrëmjen e së hënës (6 nëntor) në emisionin investigativ “Stop” pas denoncimit të prindëve të vogëlushes.

Dëshmia e babait:

I ati i 3-vjeçares ka treguar se punonjësit e kopshtit kanë njoftuar bashkëshorten e tij duke i thënë se “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar” dhe kur ajo ka mbërritur atje e ka gjetur 3-vjeçaren poshtë tavolinës.

Fillimisht e ajo e ka dërguar të bijën tek Pediatria, por mjekja atje i ka thënë se “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”.

“Kur shkova në pediatri, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze”, tha babai.

Më pas e dërguan tek Trauma, ku pasi i bënë grafinë këmbës, babai u shpreh se “doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze”.

I ati i 3-vjeçares: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”.

Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”.

U nisën në pediatri dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”.

Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Ç’ndodhi brenda kopshtit

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filmike të kopshtit “Stinët”, tek dhoma e vizatimit. Dyshohet se ora ka qenë rreth 10 e mëngjesit dhe diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare.

Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personeli, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba”.

“Kjo është edukatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

edukatorja-1024x613

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

edukatore-1024x613

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

kur-shqetesohet-1024x653

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

OPGJ e mjekësia ligjore mbulojnë skandalin

Pas denoncimit të nënës së 3-vjeçares që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti shkon në Komisaritatin Numër 1 dhe u hetua nga shefi i krimeve Ylli Çako.

Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna, por nuk ka vazhduar me procedurën për arrestimin e personit apo personave që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.

E inflirtuara: Si kaluat?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.

E inflirtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.

“Një tjetër provë implikimi është mesazhi që drejtoresha e kopshtit i dërgon babait të vajzës duke e orientuar të takojë shef Yllin për të parë pamjet e kamerave të kopshtit. Por drejtoresha nuk e ka ditur se në ato pamje duket qartë dhuna që edukatore Lina ushtron ndaj 3-vjeçares“, raporton emisioni “Stop”.

Mjekësia Ligjore gjithashtu është përfshirë në mbulimin e skandalit pasi eksperti nuk ka shkuar akoma të këqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai.

Denoncuesi: Bëmë denoncimin, morëm një letër dhe në atë letër, unë duhej të nisesha tek mjeko-ligjori. Unë u nisa tek mjeko-ligjori dhe kur shkova aty, mjeko-ligjori m’u drejtuar që “djalë ti duhet të sjellësh dhe fëmijën këtu sepse kështu e ka rregulli, mjeku jonë bëri vlerësimin dhe më pas lëshon deklaratën e tij”.

Unë ju drejtova që “fëmija im është në gjendje shumë kritike dhe unë nuk mund ta sjell për momentin këtu. Atëherë më tha që “nuk kam çfarë të bëj, por ky është rregulli i institucionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.