‘Hakerat sulmojnë TIMS, Memex, 112, të gjitha “down”
Policia mohon lajmin
Eksperti i IT-së, Gent Progni nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se është hakeruar salla e datacenter të policisë së shtetit dhe që prej mbrëmjes së djeshme nuk punojnë sistemet duke përfshirë 112, TIMS dhe Memex.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë ekspertëve të IT-së që të japin një ndihmesë në zgjidhjen e problemit të policisë.
Redaksia e “Publik.al” pasi komunikoi me zyrtarë të policisë e mohuan lajmin duke konfirmuar se TIMS, Memex, 112, punojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


