E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsyeja përse Robert Aliaj i ka gjithnjë thonjtë të lyer…
Uncategorized

Arsyeja përse Robert Aliaj i ka gjithnjë thonjtë të lyer…

Ai gjithnjë është konsideruar një nga personazhet më të veçantë që ka Shqipëria, një artist i vetmi në llojin e tij.

Prej vitesh ne e shohim si anëtarin  e jurisë së “Dance With Me”.

Aliaj ka promovuar albumin fotografik të quajtur “Tirana Horizontale”.

Ai ka qenë i ftuar dhe pak minuta më parë për ta diskutuar në emisionin “Rudina”.

Një nga gjërat që bie më shumë në sy kur e sheh Robertin është stili i tij ndryshe në të veshur dhe thonjtë e lyer.

Për këdo që ka menduar se përse ai i mban gjithnjë të lyer, ka një arsye. Arsye, e cila shkon përtej përkujdesjes për imazhin apo dëshirës për t’u dukur bukur.

Aliaj rrëfeu se në fakt ai nuk i lyen vetë, por e adhuron këtë proces pasi e bën vajza e tij, Gala me të cilën ai ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Pa frikë mund të themi se ajo është pika e tij e dobët, jo vetëm vajza por edhe një mike shumë e mirë.

Detaje të tilla nga një marrëdhënie babë e bijë janë tejet të veçanta dhe të bukura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.