E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vilma Nushi nvestoi  në  kullën 29 kate me Ervin Matën në Tiranë
Sot

Vilma Nushi nvestoi në kullën 29 kate me Ervin Matën në Tiranë

Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në politikë, në media, në drejtësi, në polici, në institucione, si dhe kanë lidhur bashkëpunime me persona që kanë fituar koncesione.

Këtë e ka konfirmuar tashmë SPAK me arrestimin e disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve.

Bëhet fjalë për lidhjen e Vilma Nushit të “check up”-eve me familjarë të Ervin Matës, ky i fundit një nga njerëzit kryesorë të trafikut të kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës.

Ervin Mata, i përfolur për lidhjen me këngëtaren Elvana Gjata, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok në tetor të 2018-ës ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato, u shpall në kërkim nga SPAK në nëntor të këtij viti.

Dhe ky person i akuzuar si trafikant është i lidhur indirekt me kompaninë e “check up”-it.

Le t’i rikujtojmë faktet një nga një.

Babai i Ervin Matës, ndërtuesi i kullës tek ish-Ekspozita

Babai i Ervin Matës, Luan Mata, po kryen një nga investimet e mëdha në kryeqytet. Me kompaninë e tij “Victoria Construction”, të themeluar në vitin 2002, Luan Mata po ndërton kullën e quajtur “Ekspozita Building” tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, një nga vendet më strategjike sot në Tiranë.

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Ai e ka përfituar lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryeministrit Edi Rama.

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Kompania “Victoria Construction” që do të ndërtojë kullën është vënë nën hetim nga SPAK-u dhe mjafton të shikosh bilancet e QKB-së, ku ka dhe pasaktësi, ka fitim të pashpërndarë në vite, rritje kapitali e të tjera si këto, të cilat kanë filluar që pas vitit 2009, ku kapitali i kompanisë ka nisur rritjen në një fitim të pashpërndarë që nga viti 2013.

Kompania e “check up”-it, bashkinvestitore me babain e Ervin Matës

Një fakt interesant është se për ndërtimin e kullës ka kryer derdhje “Marketing Distribution”, kompania e famshme e “check up”-it në Shqipëri, e zotëruar nga shtetasja Vilma Nushi.

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Sipas bilancit, “Marketing Distribution” ka derdhur 116 milionë lekë të rinj ose 1 miliard e 160 milionë lekë të vjetër në vitin 2018, një vit përpara se të jepej leja e ndërtimit nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Kjo shifër prej 1.16 miliardë lekësh është edhe shuma e parë e investimit.

Por më pas, pas dy vjetësh ka disa lëvizje nga investitorët. Në vitin 2020 në tabelat e bilancit është hequr emri i “Marketing Distribution”, i cili ka qenë në fakt në vitin 2018 edhe kontribuesi kryesor për fillimin e investimit.

Pas heqjes nga tabelat e bilancit në vitin 2020 të emrit të babait të Ervin Matës, Luan Mata dhe kompanisë “Marketing Distribution” 100% në pronësi të Vilma Nushit, pra kompanisë së “check up”-it, nuk ka një qartësim, sipas të dhënave që lexohen në ekstrakt, a është larguar kjo kompani si investitore?

Në vitin 2021, në deklarim shikon se kompania “Marketing Distribution” nga kontributi i parë 1.16 miliardë lekë të vjetër, ka shkuar në 3.5 miliardë lekë, pra në 351 milionë lekë të rinj, sipas të dhënave të deklaruara në QKB.

Gjithashtu ka edhe debitorë të tjerë si kreditorë, të cilët nuk shfaqen me emra, vlera e të cilëve fillon nga 30 milionë lekë të vjetër deri në rreth 220 milionë lekë të tjera. Bie në sy një kreditor pa emër me rreth 1 miliard lekë të deklaruara në bilancet e dorëzuara nga kompania “Victoria Construction” në QKB.

Sipas këtyre të dhënave që janë një lexim i thjeshtë i vetëdeklarimeve të kompanisë kryer në shtet, rezulton se “Marketing Distribution”, kompania e Vilma Nushit që ka fituar koncesionin e “check up”-it ka investuar te kulla 29 kate e babait të Ervin Matës tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Kjo kullë përflitej shpesh se i ishte dhënë atij nga Bashkia e Tiranës dhe nga qeveria, pasi ai ishte një personazh mjaft i përfolur në kryeqytet dhe Ervin Mata do të ekspozohej gjatë 2018-ës, siç e theksuam më lart, pas përplasjes me Ervis Martinajn në një ngjarje kriminale me një viktimë.

Gjithashtu rezulton se Vilma Nushi fillimisht kontribuon me 1.16 miliardë lekë, pra me 116 milionë lekë të rinj dhe më pas në gati 3 vite kjo vlerë trefishohet dhe shkon në 3.5 miliardë lekë të vjetër ose 351 milionë lekë të rinj.

Një lidhje që po hetohet nga SPAK-u. Investimi, objekti nuk është sekuestruar nga ky institucion.  SPAK po kryen hetime në lidhje me këtë investim, burimet e të ardhurave e të tjerë, por sipas asaj që deklarohet nga vetë kompania, tani kemi një pamje më të qartë ku kompania e “check up”-it është bashkinvestitore me babain e Ervin Matës te kulla me 29 kate tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Zbulohet lidhja e Vilma Nushit me Ervin Matën/ Investimi për

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.