E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria miraton  Vendim  për start up-et në 3 faza
Politikë

Qeveria miraton Vendim për start up-et në 3 faza

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për start up-et.

Vendimi ndihmon me financim në 3 faza të start up-eve. Faza e parë përfshin të rinjtë që kanë një ide inovative me një fond prej maksimalisht 1.5 milionë lekësh.

Faza e dytë përfshin subjektet që kanë një prototip dhe duan ta zhvillojnë. Faza e dytë vë në dispozicion shumën deri në 4.5 milionë lekë.

Ndërsa faza e tretë përfshin kategorinë e fazës së rritjes me një ndihmë prej maksimalisht 9 milionë lekësh.

Këtë vendim e prezantoi ministrja e shtetit për sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj.

“Miratuam një vendim i cili është shumë i rëndësishëm përsa i përket zhvillimit të ekosistemit të start up-eve. Vendimi lidhet me miratimin e kushteve dhe kritereve për mbështetjen me grante që qeveria i jep start up-eve dhe lehtësuesve.

Kjo VKM do t’i çelë rrugën çeljes së thirrjes për vitin 2024, e cila parashikohet të çilet në 16 shkurt, e cila do të mbështesë start up-et në 3 faza të zhvillimit të tyre.

Do të mbështesë start up-et, të cilat janë në fazën fillestare të zhvillimit, me një fond prej maksimalisht 1.5 milionë lekësh, ku mund të aplikojë çdo individ, i ri, student, nomad digjital, i cili nuk është e thënë të jetë i regjistruar në QKB.

Në fazën e dytë, të validimit do të mbështeten subjektet, të cilat kanë minimalisht një vit që operojnë, që kanë pasqyruar një palë të dhëna financiare, që kanë krijuar një prototip dhe që nëpërmjet fondeve duan ta zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Kjo kategori do të mbështetet deri në masën 4.5 milionë lekë.

Do të jetë dhe një kategori e tretë mbështetjesh, atë që kategorizohen në fazën e rritjes, ku prototipi nështë zhvilluar, është i tregtueshëm por ka nevojë ende për financim me qëllim që të rritet apo që ai objekt aktiviteti të mund të ndërkombëtarizohet. Këto lloj subjektesh do të mbështeten me një masë prej maksimalisht 9 milionë lekësh”, tha ministrja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.