Manja tregon si do t’i sigurojnë 84 vota pér Amnistinë Penale
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar gjatë një prononcimi me gazetarët se Amnistia Penale, një nga parimet kryesore të saj ka humanizmin.
Ministri nënvizoi se ligji i Amnistisë ka vetëm 5% të veprave penale dhe se nuk ka për qëllim të amnistojë personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme.
Sa i përket sigurimit të 84 votave për të kaluar këtë projektligj në Kuvend, Manja tha se do të bashkëpunojnë me çdo deputet që të kalohet ky projektligj.
“Amnistia Penale një nga parimet kryesore të saj ka humanizmin dhe integrimin në shoqëri. Bëhet fjalë për një Amnisti që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri nuk ka pasur Amnisti Penale. Askush nuk e ka lexuar ligjin. Ligji i Amnistisë kap vetëm 5% të veprave penale. Askush prej nesh nuk ka pasur edhe nuk ka për qëllim që të amnistojë personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme. Ulja e dënimit për shkak të Amnistisë, nuk ta heq njollën, quhesh i dënuar. Nga kjo Amnisti përfitojnë edhe 3 punonjës policie të Morinës. Do bashkëpunojmë me çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që kanë lexuar ligjin, kanë reflektuar mbi këtë proces. Vota me kusht për përfitime të tjera politike për të përfituar gjëra të tjera, nuk ka. Ligji do të rikthehet në pushtet kur të jenë në sallë edhe deputetët e opozitës”, u shpreh Manja
Deputetët e Bashës në shërbim të mazhorancës, gati për ta votuar
Po sot Enkelejd Alibeaj, është shprehur i gatshëm për të votuar projektligjin për Amnistinë Penale.
Sërish është vendosur në shërbim të mazhorancës për t’i siguruar votat që ky ligj të kalojë në parlament.
Gjatë ditës së sotme, në një deklaratë për mediat, Alibeaj është shprehur se do të votojnë ligjin për Amnistinë Penale.
“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një projektligj për Amnistinë Penale, i cili u shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK-u dhe të gjykuar në GJKKO-ja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Deputetët e Bashës në shërbim të mazhorancës, gati për ta votuar


