E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sfidë surratologjike – Edison Ypi
Sot

Sfidë surratologjike – Edison Ypi

29.04.2017 

Nuk kemi surratologji’ të zhvilluar e as surratologë të shquar për të gjetur pse surrati i Shqipërisë është bërë si surrati i atij të femrës. Kjo në vazhdim është një sfidë modeste surratologjike e surratit t’im.
Surrati i Doktorit. Askush deri më sot nuk e ka qeverisur Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë se ky surrat. Energjia, pasioni, dashuria, ndershmëria, trimëria e këtij surrati, nuk kanë të krahasuar. Doktori bëri sa mundi. Do ishte e tepërt t’i kërkohej këtij surrati t’i lehtësonte shqiptarët, veç tjerash, edhe edhe nga dhimbjet e kokës, ndërlikimet e kurbetit, të prerat e barkut, vështirësitë e frymëmarrjes, pickimet e gjarpërit, kafshimet e qenit, të krruajturat e majasillit, bezdirat e hemorroideve, rënia e flokëve, pisllëku i thonjve, efektet e rakisë, etj. etj. Atyre që kanë ankesa, Doktori të dalë tu thotë; Kujdesuni të vdisni para se ta kuptoni sa budallenj jeni.
Surrati i Metës jo sikur ka lindur dhe është rritur në Çepan të Skraparit, me Osum te këmbët, Tomorr e Gramoz përballë, dhe Nëmërçkë në brinjë, por mu në mes të Parisit, në sallone mondane, nën kupola pikturuar nga mjeshtra rinashimentalë, mes tablorash që kushtojnë miliona. Tek e sheh surratin e Metës që hyn e del aq pa teklif nëpër kanceleritë e botës, po të kishte lindur në një kohë tjetër, po aq shpenguar do merrej edhe me, ta zemë, perandorin e Romës, të Kinës, Xhingis Khanin, Kromuellin, Pjetrin e Madh, Garibaldin. Surrati i Metës është prova e gjallë e një të vërtetete madhështore; Ata që i falen Abas Aliut s’janë aspak inferiorë ndaj atyre që i falen Krishtit; Xhokonda s’është hiç më e bukur se Nëmërçka; Luvri nuk ka brenda asgjë më sugjestive se Kanionet e Osumit.
Surrati i Blendit. Para shumë vitesh surratit të Blendit i doli në ëndërr në mes të natës surrati dyll’ i verdh’ i Vespës, i tha; Dëgjo, nuk është rastësi që surratet t’anë ngjajnë. Kaq tha surrati i Vespës dhe u tret në errësirën e ëndërrës. Si në çdo ëndërr profetike, surrati i Vespës surratit të Blendit nuk ia tha të gjitha.
Surrati i Sokolit, e gjeti dhe ai një të ngjajshëm përtej detit, surratin e Enrico Mentanës. Me një ndryshim. Nën mëngën e këmishës së surratit të Sokolit duket e zhduke një orë dore, ndërsa surrati i Mentanas nuk mban orë fare.
Në rastin e ngjajshmërisë së surratit të Krastës me atë të Baudos, sekreti ndryhet tek shtatlartësitë e të treve që i binden serisë së numurave të Fibonaccit. Zbulimin e bëri një lombrozian autodidakt në Belsh. Pas këtij zbulimi belshaku u çmend. Tani shetit anës lanës duke thirrur; Devoll – Devoll.
Sado interesantë tre surretërit e mësipërm, mbetet pezull pyetja pse, për shembull, surrati i Qafokut nuk i ngjan surratit të Massimo Valentinit, ay i Gjebresë atij të Luigi Tenco-s, ay i Çanit atij të Mike Buongiornos ?!
Surrati aq i ditçëm i Aurelit duhet të na thotë më së fundi ndonjë gjë për surratin e vrasësit të paguar Avni Rustemi për të cilin surrat Eqerem Bej Vlora thotë se nuk ishte asgjë më tepër se një halabak. Derisa të flasi surrati i Aurelit, për zbardhjen e kësaj çudie unë do vete të pi një kafe me surratin e Balliut. Se me surratin e Balliut nuk pi kafe vetëm surrati i Aurelit dhe surrati i Ismailit por edhe surrati im.
Surrati i Hysenbelliut. Në pëpjekje për të hedhur dritë mbi gjendjen e sotme të Medias së shkruar, shumë shqiptarë bëjnë pyetjen; Si është e mundur që me tërë atë kulturë të gjërë e të thellë si civile dhe gavete që ka surrati i Hysenbelliut, gazeta Panorama nën udhëheqjen e Rakipllarit nuk bëhet mbi 100 mijë kopje ?!
Surrati i Ekrem Bardhës është surrat prej diversanti dhe biznesmeni. Për ta pavdekësuar jetën heroike të shqiptarëve të arratisur, shtatorja madhështore e diversantit me surratin e Ekrem Bardhës do ngrihet në breg të detit në Durrës, pakashumë si Statuja e Lirisë.
Surrati i Xhaxhiut sapo mbaron programin e natës ikën vrik në Durrës, në majë të Shkëmbit të Kavajës. Atje ulet mbi një gur me surrat nga deti. Aty, me lot’ në sy, vështrimin larg, një gozhdë të shtrembër në xhep për të larguar syrin e keq, Xhaxhiu thur vargje për hallin me të ftuarit, t’i talli a të mos i talli.
Surrati i gazetarit shqiptar nuk merr parasysh se po ashtu si “Jo gjithçka që fluturon hahet”, edhe “Jo gjithçka që mendohet shkruhet dhe thuhet”. Motoja e surratit të gazetarit tonë është; “Pse të mos mendohet, shkruhet dhe thuhet, gjithçka që paguhet ?!”. Në këtë mënyrë, apo me këtë surrat, gazetari ka mundësuar që gjithçka që shkruhet, shqiptohet, paguhet, mund edhe të mendohet. Kështu është arritur të kemi; nga njëra anë një Media që ekziston por i drejtohet një publiku që nuk ekziston, dhe nga ana tjetër, një publik që ekziston por ndjek një Media që nuk ekziston. Kjo ka mundësuar që gazetari ynë të arrijë nivelin më të lartë të përsosjes, ndjekjen për së gjalli të funeralit të vetvetes.
Lista e surretërve që e kanë katandisur surratin e Shqipërinë të duket çdo dit’ e më tepër si surrati i atij të femrës, është e gjatë. Le të mos mërzitet kush nuk e pa emrin e vet në këtë listë. Ngaqë janë të gjithë njëlloj, surrati im ka lënë amanet t’i shkruajnë mbi varr; Të shumtët ishin budallenj./ypi.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.