E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debate të forta për raportin e Denar Bibës mbi Autoritetin e Konkurrencës për vitin 2023
Sot

Debate të forta për raportin e Denar Bibës mbi Autoritetin e Konkurrencës për vitin 2023

Debate të forta për raportin e Denar Bibës mbi Autoritetin e Konkurrencës për vitin 2023

Në seancën maratonë të Kuvendit, që zgjati 17 orë dhe përfundoi pas mesnate, Denar Biba prezantoi raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023. Prezantimi i tij nxiti debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, të cilët ngritën shqetësime për përqendrimin e shërbimeve në duart e pak kompanive, duke krijuar hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve.

Menjëherë pas përfundimit të prezantimit, deputeti socialist Erion Braçe, me tone të larta, kërkoi prova mbi bazën e së cilave Autoriteti kishte ndaluar monitorimin e kompanive të tregut të plehrave kimike. Sipas tij, këto kompani nuk presin kupon tatimor dhe abuzojnë me çmimet, pavarësisht rënies së çmimeve në tregjet e huaja.

“Një autoritet që miraton shumicën e kërkesave për përqendrime, bën përshtypje. Keni mbyllur monitorimin e tregut të plehrave kimike pas një viti. Më bën habi që konfirmoni se në këtë treg ka vetëm dy deri në tre kompani. Po si e provuat, kur ata operojnë në të gjithë vendin dhe nuk presin kupon tatimor? Nëse më tregoni një bujk që ka marrë një kupon tatimor për një thes me dap, ure apo nitrat, unë ua pranoj këtë që keni shkruar,” deklaroi Braçe.

Nga ana tjetër, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kërkoi të dinte nëse Autoriteti ka një monitorim apo hetim të tregut të telefonisë celulare. Biba u përgjigj se, pavarësisht se abuzimet mund të ndodhin, ata nuk kanë staf dhe mjete transporti për të hetuar të gjithë sektorët.

Kjo përgjigje u prit me ironi nga Braçe, i cili theksoi se institucioni nuk po ‘kap’ kartelet për mungesë makinash të shpejta dhe të shtrenjta. “Si ka mundësi që të gjitha ato makina që sekuestroni nuk përdoren për punën e autoritetit? Kartelet kapen shpejt, thonë se duopoli në telefoninë celulare është kapur pa makinë, me një akt heroik, dhe duhet ta vini në rezolutë,” tha ai.

Braçe shkoi edhe më tej, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj punës së Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit të kaluar dhe duke kërkuar largimin e Bibës dhe bordit drejtues nga pozicionet e tyre. “Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i Autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje,” përfundoi Braçe në fjalën e tij në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.