E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama po e fuqizon Ballukun! I bëri drejtorët e saj ministra!
Sot

Rama po e fuqizon Ballukun! I bëri drejtorët e saj ministra!

Edi Rama dha një mesazh të qartë ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste. Me emërimin e ministrave të rinj, ai tregoi se është në krahun e Belinda Ballukut dhe jo të Erion Veliajt, pasi dy nga tre ministrat që ai emëroi janë vartës të Belinda Ballukut, edhe pse të akuzuar shumë herë më tendera abuzivë.

Dyshja Veliaj-Balluku, prej kohësh janë në një përplasje, se kush do e ketë më të fortë ndihmin në Partinë Socialiste, por me ditën e sotme, Bela u shkëput shumë përpara.

Më konkretisht, Petrit Malaj drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore do të emërohet Ministër i Financave, pasi Rama vendosi që të shkarkojë Ervin Meten.

Gjithashtu, Pirro Vëngu, drejtor i Portit të Durrësit, i zhytur në korrupsion dhe në skandale do të emërohet Ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit. Edhe Vëngu është vartës i Belinda Ballukut.

Ndërsa Ervin Hoxha, është i vetmi, që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Ballukun, por vjen si një emërim surprizë. Ai është një emër jo shumë i njohur, por që ka mbajtur detyra të rëndësishme në shumë ministri. Hoxha do të jetë Ministri i ri i Brendsëshm në vend të Taulant Ballës, i cili do të emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.