E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dasma mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle vendosin datën e martesës
Uncategorized

Dasma mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle vendosin datën e martesës

Dasma mbretërore e Princit Harry me aktoren Meghan Markle do të bëhet të shtunën, me 19 maj të vitit 2018”, ka njoftuar pallati i Kensington.

Çifti konfirmoi fejesën në nëntor dhe thanë që ceremoninë e madhe do ta bëjnë në kështjellën Windsor.

Ata kanë thyer traditën e dasmave mbretërore ku dita e princeshës është e mërkura, ndërsa e dukës është të premten.

Po atë ditë do jetë kupa e futbollit angleze, ku princi Ëilliam është president i FA. Ende nuk është konfirmuar ora e ndeshjes, por zakonisht është mbajtur në orën 18:30.

Dihet se familje mbretërore do sigurojë të ardhurat për dasmën, përfshirë shërbimin, muzikën, lulet dhe pritjen.

Para dasmës, ish-aktorja Meghan Markle do pagëzohet në kishën e Anglisë. Ndërkohë pallati Kensington ka njoftuar se cifti do kalojë Krishtlindjet me mbretëreshën në Sandringham.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.