E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi/ Nuk ka më shërbime nga sporteli në QKB, vetëm online përmes e-Albania
Ekonomi

Vendimi/ Nuk ka më shërbime nga sporteli në QKB, vetëm online përmes e-Albania

Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel, por vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania.

Në vendimin “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të biznesit”, të ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet mospranimi i aplikimeve në sportele për lëshim të ekstrakteve të subjekteve, por dhëniea e tyre për të interesuarit vetëm nëpërmjet formatit elektronik, pas aplikimit online.

Po ashtu edhe aplikimet për korrigjimin e gabimeve do të bëhen online. Gjithashtu për çdo vendim të QKB-së aplikantët do të njoftohen online, përmes portalit e-Albania.

Në vendimin “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të biznesit”, të ndryshuar, përkatësisht në kreun VII, janë bërë ndryshimet si më poshtë:

Në pikën 54 të vendimit, pas togfjalëshit “ në faqen zyrtare të internetit të QKB-së” shtohet togfjalëshi “ si dhe në portalin e-Albania” , i cili i referohet ndjekjes dhe gjurmimit të aplikimit.

Në pikën 55 të vendimit, konfirmohet fakti se çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar të identifikohet, mund të kryejë, kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare, për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.

Në pikën 56 të vendimit, theksohet fakti se çdo person, ka të drejtë të marrë, në format elektronik, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Gjithashtu çdo person mund të marrë në format shkresor kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

Vendimi i ndryshuar përcakton edhe shfuqizimi e pikave 57, 58, 59 dhe 60 të vendimit të mëparshëm (është hequr marrja e ekstraktit ne sportel) tek pika 56 theksohet që merret vetëm online.

Ndryshe nga vendimi i mëparshëm që përcaktonte se kërkesa për korrigjimin e gabimit mund të bëhet nga çdo person i interesuar me aplikim sipas formatit të miratuar. Edhe aplikimi për korrigjimin e gabimit paraqitej në sportel nga personi i interesuar, një shërbim që ofrohej pa pagesë.

Sipas vendimit të ndryshuar aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Po ashtu çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e aplikimit i njoftohet në mënyrë elektronike aplikantit në portalin “e-Albania”, si dhe në faqen zyrtare të QKB-së, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.