E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”
Uncategorized

Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Ky person që shihni në foton, është Elvis Doçi, apo i njohuri me nofkën “Visi i Pojës”. Një personazh me emër për drejtësinë shqiptare, jo vetëm, por edhe ndërkombëtarisht.

Tonelata kokainë nga Amerika Latine në Evropë/ Zbulohet kush

Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

Emri i tij u denoncua edhe gjatë fushatës elektorale nga lideri i opozitës për blerje votash e shantazhim tek qytetarët kundrejt. Por, asnjë nga denoncimet publike nuk u mor për bazë qoftë nga Policia apo SPAK.

Xhevdet Troplini

Sot, emri  ‘Visi i Pojës’ është i përfolur në kronikën e zezë, për shkak të operacionit të bërë nga autoritetet italiane.

I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve. Vallë, u lajmërua për urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij? Edhe këtë do ta tregojnë hetimet në vijim.

Kujtojmë që mëngjesin  së mërkurës, autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro. Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.