E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur pushtetarët nuk fshijnë as fundshpinën me vendimin e  gjykatës
Sot

Kur pushtetarët nuk fshijnë as fundshpinën me vendimin e gjykatës

Naim Noka

Në Shqipërinë e sotme, pushtetarë si Edi Rama nuk denjojnë t’i fshijnë as fundshpinën me vendimet e gjykatave. Rasti i sotëm, ku gazetarëve e punonjësve të medias News 24 , iu mohua hyrja në ambientet e tyre të punës për të marrë sendet personale, është shembulli më i qartë i antishtetit, antiligjit dhe antikushtetueshmërisë.

Lejimi i gazetarëve  të News24 për të hyrë nuk ishte çështje diskutimi apo opsioni politik, por një vendim gjyqësor i formës së prerë që duhet të zbatohej menjëherë. Refuzimi për ta zbatuar është jo vetëm skandal moral, por vepër penale, dhe organet e drejtësisë kanë detyrimin të veprojnë pa vonesë ndaj disa të çmendurve si Ardi Veliu që trimërohet nga Padishahu.

Në një shtet normal, moszbatimi i një vendimi gjykate është akt që përmbys rendin juridik. Në Shqipëri, duket se është thjesht një “rutinë” e pushtetit, që e trajton drejtësinë si letër higjienike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.