E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jeni pa plane?! LISTA me filmat që mund t’i shihni si familje
Uncategorized

Jeni pa plane?! LISTA me filmat që mund t’i shihni si familje

A keni ndonjë plan special për Vitin e Ri? Kjo është koha më e bukur e vitit dhe ndonjëherë shijohet më shumë kur qëndron me familjen dhe shikon një film të këndshëm për festa.

A keni ndonjë film të preferuar që ka lidhje me temën e Vitit të Ri? Këtu mund të gjeni disa sugjerime, që u sigurojmë se janë filma shumë interesantë.

“Sesame Street Celebrates Around the World” – Elmo dhe shokët e Sesame do të argëtojnë të vegjëlit tuaj me këngë festive dhe do u mësojnë atyre për traditat e ndryshme të Vitit të Ri rreth botës.

“Rudolph’s Shiny New Year” – ‘Bebja’ e Vitit të Ri ka humbur dhe në rast se nuk gjendet Viti i Vjetër do të vazhdojë përgjithmonë. Kush mund ta gjejë më lehtë atë? Sigurisht që dreri Rudolf me hundën e tij të shndritshme.

“Happy New Year Charlie Brown” – Charlie ka ende shumë detyra shtëpie për të bërë edhe në natën e ndërrimit të viteve, por atij i pëlqen shumë që të shkojë edhe në party…

“Winnie the Pooh: A Very Merry Pooh Year” – Lepuri do ta zbulojë shpirtin e vërtetë të festave në momentin kur miqtë e tij do të prishin planet për të ndryshuar në Vitin e Ri, por gjithçka do të rezultojë në një ngjarje shumë gazmore dhe të çiltër.

“About a Boy” – Një beqar simpatik do të marrë një mësim shumë të vlefshëm për jetën nga një djalosh 12 vjeçar shumë i zgjuar. Është një komedi që do t’i japë ngjyrë ditës tuaj.

“Ghostbusters 2” – ‘Ndjekësi i fantazmave’ do të mbrojë qytetin e New York nga të këqinjtë.

“Sleepless in Seattle” – Një djalë ndihmon babain e tij të gjejë dashurinë e re të jetës. Një histori dashurie që asnjëherë nuk del nga moda.

“While You Were Sleeping” – Një komedi dashurie që është mirë të shikohet nga e gjithë familja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.