Nevila Shtylla: Nuk e ndjej veten zëvendësuese të Floriana Garos
Moderatorja Nevina Shtylla në një intervistë në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të Rudina Dembacajt, ka treguar se nuk e konsideron veten si zëvendësuese të Florianës, e cila u largua drejt Zvicrës pasi u fejua me avokatin, Enis Daci.
“Kur bëhet një ndryshim i tillë, kur ndërrohet imazhi i emisionit, edhe vetë formula ka nevojë ndryshimi. Kam përshtypjen që edhe vetë Floriana e ka pritur mirë sepse ndoshta nuk do ishte e drejtë që dikush do merrte një punë që ajo e la, pra ta vazhdonte aty ku ajo e la. Nuk e ndjej se e kam zëvendësuar sepse nuk po bëj të njëjtën gjë. Eshtë diçka krejtësisht e re sepse secila po sjell diçka ndryshe,” , tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


