Direkt nga konferenca e Putinit, gazetari bën propozimin e vitit
I kërkoi të dashurës të martohej me të
Reagimi epik i presidentit rus
Çmimi për propozimin më origjinal të këtij viti shkon për gazetarin Kirill Bayanov, i cili i kërkoi të dashurës së tij të martohej me të drejtpërdrejt gjatë konferencës maratonë për shtyp të Presidentit Vladimir Putin.
“E di që po më sheh tani, Olechka. Martohu me mua!”, shpalli Bayanov, gazetar nga Jekaterinburgu, i veshur me kostum dhe papion të kuq të ndezur, duke mbajtur një tabelë me mbishkrimin “Dua të martohem”.
Konferenca vjetore për shtyp është një mundësi për Putinin që të flasë për gjeopolitikën, të ndajë anekdota personale dhe madje të japë këshilla ose premtime të vogla për qytetarët rusë. Por për Bayanovin, atmosfera u duk perfekte për një moment romantik, duke bërë që propozimi i tij të bëhej shpejt viral.
Pak më vonë, një nga gazetaret e pranishme njoftoi kolegun, presidentin dhe të gjithë të pranishmit se Olechka i kishte thënë po propozimit.
Megjithatë, Putini nuk iu përgjigj ftesës për të marrë pjesë në dasmë, as nuk komentoi pyetjen e gazetarit lidhur me rritjen e kostos së jetesës në vend.
“Kirilli pyeti për kushtet materiale të familjeve të reja. Është e vërtetë, burri duhet të sigurojë mjetet financiare për familjen. Kështu që do të bëjmë thirrje për mbledhjen e fondeve të nevojshme për dasmën”, komentoi Putin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



