Bledi Mane
Ky që shikoni në foto majtas është kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi. Ka disa ditë që i ka rënë gjëma mbi kokë; pëshpëritet privatisht e mediatikisht sikur është infektuar me SIDA dhe gjatë marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore ka infektuar edhe 17 gra e burra të tjerë në zyrën e tij në bashki. Zyrtarisht, Flamuri nuk është i prekur nga SIDA; prej një viti vuan nga leuçemia e mëlçisë dhe kurohet. Kjo gjëma tjetër që i ndodhi këto ditë është më e rëndë se sëmundja që ka dhe duhet ta vuajë. E dini pse?
Vjet, ky Flamur që shikoni në foto, si burrë i keq e cinik province që është, i bëri të njëjtën lojë të pistë shokut të tij, Tërmet Peçi. Xheloz pse ky i fundit kandidonte për deputet, i sajuan një video erotike të cilën nuk e pa askush. Video nuk kishte, nuk ka, nuk do të ketë, por lëndimi mbeti pas; morën më qafë një familjare në Këlcyrë të Përmetit, morën më qafë edhe familjen e Tërmetit.
Në këtë mesele të poshtër ka gisht edhe kryetari i bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni, dhe të gjithë bashkë kujtuan se do dëmtonin ish-kryebashkiakun e Tepelenës. Por ndodhi e kundërta: elektorati në qarkun e Gjirokastrës votoi masivisht dhe sot Tërmeti është deputet në Parlament.
Viti kaloi shpejt dhe hakmarrja primitive u shërbye e ftohtë dhe më lënduese; sot Flamur Golemi akuzohet edhe për pornografi, edhe për tradhti, edhe për infektim masiv. Ky është profesioni i Flamur Golemit: një doktor i infektuar që duhet të ishte te psikologu, por ndodhet në provincë si hajdut, cinik, xheloz dhe matrapaz. Nuk besoni? Këto që shkruaj nuk i them unë; ia thotë prokuroria SPAK me 3 padi që ia ka ngritur.
Ndaj vuaj, Flamur. Vuaj jo dhimbjet e sëmundjes që nuk e ke, por dhimbjet e turpit që të mbeti. Gropën që ia hape tjetrit vjet e le të hapur dhe ja ku po bie edhe vetë.
Ky që shikoni majtas në foto është kryebashkiaku Flamur Golemi; në mes janë lulet e kuqe të dashurisë dhe djathtas jarani i Flamurit. Quhet Piro Dhima, ish-sportelist hoteli në Gjirokastër, që Flamur Golemi e bëri deputet. Nuk dihen arsyet; po punohet për to.







