Si do të ishte Shqipëria, pa Ilir Metën dhe Edi Ramën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën
Denis Dyrnjaja
Takova ish-profesorin tim të historisë këtë mëngjes e më pyeti. A do kemi Vetting real apo jo? Të shohim-i thashë, në pritje jemi. Imagjino tha një ditë Shqipërinë, pa Ilir Metën dhe Edi Ramën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën pa këta matrapazë e mashtrues politikë-tha. Në qeveri të ketë njerëz teknicienë që paguhen për atë që bëjnë, dhe jo të thurin plane si do abuzojnë.
Njerëzit nuk do grinden më për ngjyra partish, por do ta kenë mendjen të punojnë për të ardhmen e tyre dhe nuk do jenë peng i një vendi pune, por do jenë të lirë të kualifikohen për atë që meritojnë të bëhen. Profesor jam vonë i thashë. Kjo për të cilën flet është Norvegjia, ne jemi Shqipëria.
U ndamë pa fjalë me profesorin, por jo pa shpresë se një ditë Shqipëria nuk do të jetë më peng i mashtruesve, injorantëve, mediokërve dhe kleptokratëve politikë! Të rrojmë e ta përjetojmë këtë ditë-tha profesori. Ashtu u bëftë i thashë….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



