E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna me të porsalindur pa kondicioner gjatë natës te “Hygeia”
Denoncime

Nëna me të porsalindur pa kondicioner gjatë natës te “Hygeia”

Denoncimi ngre pikëpyetje mbi standardet në spitalet private të lidhura me Klodjan Allajbeun

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për kushtet në maternitetin e Spitali Hygeia, duke pretenduar se gjatë orëve të natës në dhoma mungon funksionimi i kondicionerëve, edhe në ditë me temperatura të larta.

Sipas denoncimit të mbërritur, nënat që sapo kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre përballen me vapë gjatë natës, ndërsa personeli u ka komunikuar se pajisjet e ftohjes nuk funksionojnë në atë orar. Kjo situatë, sipas saj, ka krijuar shqetësim për mirëqenien e të porsalindurve dhe nënave.

Qytetarja thekson se zgjedhja për një spital privat lidhet pikërisht me pritshmëritë për kushte më të mira dhe shërbim cilësor, sidomos kur kostot janë të konsiderueshme. Për këtë arsye, mungesa e kushteve bazë, si ajri i kondicionuar në mes të verës, shihet si problematike.

Ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë situatën në terren dhe, nëse konstatohen problematika, të ndërhyjnë për të garantuar standardet e nevojshme për trajtimin e pacientëve.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje,
Dua të raportoj një situatë në maternitetin e Spitalit Hygeia. Gjatë natës kondicionerët nuk funksionojnë dhe nënat me foshnjat e porsalindura qëndrojnë në vapë. Na është thënë se ‘natën prishen’, gjë që na duket e pazakontë.

Duke qenë se bëhet fjalë për një spital privat ku paguhen tarifa të larta, presim kushte të përshtatshme. Kërkojmë që kjo çështje të verifikohet, pasi lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e nënave dhe bebeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.