
Një letër në redaksinë e “Pamfleti.com” tregon në mënyrë të detajuar se si funksionon LSI si një sekt mafioz që ka shtrirë tentakulat e saj në të gjithë jetën ekonomike, sociale dhe shoqërore të Shkodrës. Përmes kësaj letre, qytetari i informuar saktë tregon funksionimin e kësaj skeme gjigande në Shkodër, duke treguar qartë modelin që Ilir Meta ka aplikuar në të gjithë vendin. Duke pushtuar të gjitha qelizat e institucioneve dhe duke prodhuar para, militantizëm dhe paaftësi qeverisjeje në çdo cep në mënyrën më të paturpshme. Përmes kësaj letre qytetari tregon qartë se si funksionon ryshfeti, gjobvënia, dominimi i kupolës ku kërkohet hapur gjithçka, kërcënohet hapur për gjithçka.
Në këtë mënyrë LSI eshte gjobvënësja më e madhe në Shkodër por dhe në të gjithë vendin. Për më tepër që Ilir Meta del që ka privatizuar gjysmën e Shkodrës nën emra të tjerë, ka hotele luksoze, lokale, kazino, fabrika dhe gjithçka. Ndërkohë që ka futur në dorë madje dhe letrat që dërgohen përmes postës, ka futur në dorë dhe Berishën, Ramën dhe mediat e pavarura.
Ja dhe letra e plotë:
LSI eshte gjobevenesja me e madhe ne Shkoder.
Këtë letër jua kam dërguar me postë nga PT Tiranë Ambasadorit USA Donald Lu, Sali Berishës dhe rrjetit investigativ BIRN në muajin nëntor 2016.
Nuk ka reaguar asnjëri. Ka dy mundesi:
- Posta Tiranë i kontrollon letrat, ja dorëzon Ilir Metës dhe nuk i ka derguar ne destinacion
- Sali Berisha ose rrjeti investigativ BIRN jua kane dhene Ilir Metes letren.
Kam arsye te besoj ne keto dy mundesi sepse reagimi i tyre ne Shkoder i nxjerr zbuluar. Sali Berisha dihet qe kerkon ta mbaje mire me LSI me shprese se kthehet te PD, ndersa BIRN e ka shantazhuar Ilir Meten me aferen ÇEZ dhe deri tani nuk ndihet me per kete afere.
Eshte qesharake por, sapo jane njohur me letren LSI ka marre keto masa:
- Me urgjence ka emë ruar Zamir Fatushen drejtor i D.Shendetit Publik Shkoder me qellim qe te ja mbylle gojen. Ky i ziu kujton se e vlersojne tani. Sot eshte drejtor.
- Kane larguar drejtorin e Hipotekes Koplik
- Kane larguar pergjegjsin e Policise tatimore.
- Vetem trimereshen e AKU nuk e heqin sepse ajo vazhdon betejen per te mbledhe gjoba per LSI.
Nuk e merrni me mend se çfare survejimi dhe presioni ne forma te ndryshme me bejne mua ne Gjykate ku kane njerzit e tyre.
Në gjykimin tim, i vetmi në Shqipëri që i tregon me gisht njerëzit e korruptuar dhe kriminelët e politikës, është vetëm ambasadori i SHBA Z.Lu. Megjiatë ai na vëren ne gjyqtarëve jo vetem makinat gjoja luksoze, por edhe orët e dorës, por, nuk shikon pasuritë e ligjvënësve. Luftën ndaj të keqes në Shqipëri unë e shoh nga një kënd tjetër vështrimi:
Unë tregoj me gisht një nga shkaqet pse në Shqipëri dhe në Gjykata ka korrupsion Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
LSI ka nën kontroll të gjitha Ministritë dhe drejtoritë ku kryhen vjedhje dhe korrupsion, edhe në Ministritë që kontrollohen nga PS. Për ta argumentuar po ju referohem disa fakteve në Shkodër.
Deputeti Agron Çela është pronar de fakto i firmës “Xhenis” shpk, ”Xhenis SH” Televizioni privat TV1 Channel, Grand Hotel Europa, Velipoja Grand Europa Resort dhe restoranti ne Velipoje “Grand Europa Resort”.
Me firmën Xhenis janë ndërtuar disa pallate. Kur ka kandiduar për deputet të gjitha i ka shpërndarë formalisht në emër e pronësi të së shoqes, djalit te tezes dhe vëllait të gruas.
Deputeti është nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në Kuvend, në Shqipëri thuhet në këtë rast” i kanë varur ujkut në qafë mëlçitë e qëngjit”
Z.Lu me të drejtë shikon orët e dorës së gjyqtarëve, por, nuk pyet: Me se u ndërtua Grand Hotel Europa në qendër të Shkodrës?
Jua them unë, me kontrabandë cigaresh
Hoteli ka Bar kafe ne katin përdhe, Red-Bar luksoz në katin e sipërm, Restorant në katin e dytë, Hoteli, Pista verore, Agjensi Turistike, Fitness center, Casino në bodrum. Gjithnjë deklarojnë se Grand Hotel Europa është i Ilir Metës. Për një natë fjetje në hotel paguhen 70-80 euro nata.
Grand Europa nuk ka paguar asnjëherë energji elektrike më shumë se 10 000 lek në muaj, vjedhje e pastër në bashkëpunim me elektriçistët që shkojnë dhe hapin matësat elektrikë. Ju i keni të gjitha mundësitë të merrni të dhëna nga OSHEE, Tatimet dhe Ujesjellesi, sa energji elektrike janë paguar, sa ujë, sa të punësuar deklarohen bashkë me ndërtimin dhe sa tatime ka paguar që nga viti 2007 dhe të bindeni vetë nga shifrat qesharake të paguara.
Nën shembullin e LSI abuzojnë edhe dy hotelet e njohura në Shkodër, ”Hotel Colosseo” dhe “Hotel Rozafa”
E vetmja Casino në Shkodër, 3 metra larg Gjimnazit në qendër të qytetit, që nuk është kontrolluar nga aksioni i Ministrisë së Brëndshme sepse është casinoja e deputetit. Edhe sot është jashtë çdo kontrolli. Edhe ligjin për casinotë e kanë miratuar duke favorizuar hotelet me pesë yje vetëm për Grand Europën.
Ky është restoranti në Velipojë, ”Grand Europa Resort” pronë e Ilir Metës thonë, inauguruar vitin e kaluar. Për këtë ndërtim pa leje është prerë një sipërfaqe me pisha e rezervatit të fazanëve, drurët e pishave i keni afer restorantit të palosura. Ndermarrja Pyjore është në varësi të Ministrisë së Mjedisit e LSI.
Në Velipojë N.Pyjore, deri tani me të drejtë ka kallzuar për ndjekje penale, për dëmtim pyje, dhjetra qytetarë shkodranë që kanë prerë së paku një dru pishe, deputeti bën ligjin. Ky lokal nuk është i regjistruar për taksa as në bashkinë e Shkodrës.
Deri sot i bëjnë reklamë në television si restorant i Velipoja Grand Europa resort
Ky është maketi i projektit Velipoja Grand Europa Resort në plazhin e Velipojës edhe kjo e deklarohet si pronë e Ilir Metës sepse kështu ka imunitet. Megjithëse resorti është drejt përfundimit dhe kanë filluar shitjet, ky projekt ka të miratuar vetëm lejen e sheshit të ndërtimit në emër të shoqërisë “XHEHIS”
Vendimi nr.12,dt 01.06.2012 me firmë të ish K/Ministrit Sali Berisha dallohet e shkruar mbi kokën e Ministrit në foton e inaugurimit. Pra që nga muaji qershor 2012,kur është inauguruar me bujë fillimi i punimeve nga LSI punohet pa leje zhvilimore (leje ndërtimi) sepse për të miratuar lejen zhvillimore firma Xhenis duhet të paguajë më shumë se 500 000 euro. Këtë vit nxjerrin në TV lokal TV1 channel (pronë e Agron Çelës)një vendim të KKT ka të miratuar vetëm lejen e sheshit të ndërtimit me firmën e Edi Ramës por në emër të firmës tjetër “XHENIS SH”si investitor. Sidoqoftë deri tani nuk ka paguar as edhe një lek për lejen. Firma “XHENIS” as “XHENIS SH” nuk dokumentojnë dhe as deklarojnë punimet e ndërtimit në këtë resort. Deri tani ndërtimi është bërë nga firma “2 Niko”me administrator Nikolin Qyrsaqi e cila nuk mund të deklaronte punëtorët e ndërtimit sepse objekti i ndërtimit Velipoja Grand Europa Resort në plazhin e Velipojës është pa leje zhvillimore. Deri tani kesaj firme i kanë vdekur 2 punëtorë të pasiguruar të aksidentuar në këtë ndërtim pa asnjë masë sigurimi teknik dhe as familjarët nuk përfitojnë sigurimet dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi falë ndërhyrjes së Ilir Metës që ka edhe Ministrinë e Drejtësisë. Pas vdekjes aksidentale të punëtorit të dytë, punimet kryhen nga një firmë tjetër.
Po ta shihni në darkë në Velipojë, shkëlqen nga dritat rreth e rrotull ndërtesës deri në breg të detit. Shpenzimi i energjise elektrike për ndriçim dhe punimet me makineritë e ndërtimit paguhet nga Komuna Velipojë.
Kjo është hyrja e zyrave të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit në Shkodër, në vartësi të Min. Bujqësisë, pra të LSI, duket edhe në hyrje është gazeta e LSI Integrimi që paguhen nga punonjësit e AKU të abonuar me detyrim. Drejtoresha e AKU është shumë aktive për të mbledhë para për LSI. Vitin e kaluar ka bllokuar biznese prodhimi e tregtimi ushqimor dhe per t’i çbllokuar ka vu kusht : Shkoni paguani reklama te TV1 channel, televizioni ne pronesi te deputetit Agron Çela. Edhe baxhot llallës e kosit te fshatrave kane bere reklama ne tv privat vitin e kaluar. Tani drejtoresha i merr me presion paratë në dorë nga bizneset prodhuese dhe tregtare te mallrave ushqimore dhe ja dorëzon gruas së deputetit znj.Belma Çela Konsulle nderi e R.Mongolisë.
Këto para përdoren nga LSI për blerje votash në zgjedhjet e ardhëshme.
LSI në Jalë në bregdet, verën e kaluar dhe këtë vit ka organizuar kampin e rinisë të LRI dhe nuk ka shpenzuar asnjë lek. Të gjitha ushqimet ju janë marrë me presion, pa pagesë, firmave që trajtojnë mallra ushqimore si nënprodukte qumështi mishi etj.
Drejtoresha e AKU e Shkodrës ka qënë shumë aktive në krye të kësaj vjedhje. Kërkojani LSI tu tregojë faturat e blerjes së ushqimeve sidomos ato të vitit të kaluar. Të gjitha janë kallzuar në prokurori në forma të ndryshme, por, i mbyll deputeti.
Po ju jap një emër Zamir Fatusha, një person që aktivizohej shumë gjatë fushatës së zgjedhjeve 2013 dhe më pas, me sa ka deklaruar ai vetë, ka shitur makinën e tij dhe të së shoqes për fushatën e LSI se i kishin premtuar punë. LSI e provoi drejtor ekonomik në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe pergjegjes ne Policine tatimore. Deputeti i dha urdhër që t’i dorëzonte atij 2000 litra naftë në muaj dhe të justifikoheshin me makinat e ambulancave të urgjencave. Gjithashtu duhej të largonte 30 veta nga puna për të hapur vende pune për militantët e LSI. Meqenëse nuk ishte në gjëndje të plotsonte kërkesat e LSI e hoqen që aty. Edhe si përgjegjës te Policia e Tatimeve nuk pati sukses. Aty i dhanë urdhër që të nxirrte në rrugë policinë tatimore, të grabisnin me presion automjetet, bisneset dhe të dorzonte te deputeti i LSI 500 000 lek të reja, e përsëris të reja, në muaj. Karakteri dhe edukata qytetare nuk ja lejonte të bënte veprime të tilla dhe e hoqën nga puna fare. Është ankuar në një takim edhe te Ilir Meta, përgjigja, e di deputeti. Provojeni thireni Zamir Fatushën se jua spjegon më mirë. Në vend të tij në Tatime është emëruar përgjegjësi i transmetimit të Televizionit privat “TV1 channel” (pronë e deputetit) Se çfarë lidhje ka profesioni i teknikut të televizionit me atë të policisë tatimore e di LSI, rëndësi ka të dorzojë 500000 lek në muaj te deputeti.
Agron Çela ka organizuar rrahjen e ish Drejtorit të Qendrës Spitaleve Shkodër sepse nuk pranoi të heqë nga puna punonjësit për t’i liruar vendet e punës për LSI. Drejtori dha dorëheqjen.
Te Grand Hotel Europa vjen rregullisht një pijanec, punonjës i administrimit të karburantit të makinave të urgjencës në Qendrës Spitalore Shkodër dhe dorzon te deputeti karburantin e vjedhur me dokumenta fallso. I shkarkojne si shpenzime te bera nga makinat e urgjencave spitalore. Me dokumenta bejne 400-500 km ne dite.
Ilir Niklekaj në gusht të vitit 2014 ka zëvendësuar Orest Vuçajn në krye të Hipotekës Shkodër sepse ky i fundit nuk pranonte të zbatonte urdhërat e Agron Çelës për të regjistru me dokumenta fallso tjetërsimin e tokave në plazhin e Velipojës dhe as të dhunonte qytetarët e Shkodrës për t’i detyruar që të paguajnë rushfet për llogari të LSI. Ilir Niklekaj e mori përsipër dhe sot është në kërkim nga Prokuroria. Paratë i ka marrë deputeti.
Shkelzen Berisha (jo djali i Sali Berishes) u emrua drejtor i PT Posta Shkoder. U konfirmua si militant i devotshem i LSI. Detyroi te gjithe punonjesit te abonohen ne gazeten e Partise dhe te paguajne nga paga çdo muaj kuotat per LSI si kusht për të ruajtur vendin e punes. Punonjëset që shpërndajnë pensionet e pleqërisë i kanë detyruar per të dorzuar 100 lek (të reja) për çdo pensionist në muaj duke jua zhvatur atyre për të ruajtur vendin e punës. Kur ka patur ditëlindjen deputeti kane qene te gjitha punonjeset e PT sigurisht me dhurata. Pasi dha provat Shkelzeni u emrua nga LSI K/Regjistrues ne Hipoteke(ose drejtor i Hipotekes)
Ne Hipoteke jane ndërruar 6 drejtora keta tre vjet. Ato kishin per detyre te sillnin te Grand Europa te gjitha dosjet para se te jepej vertetimi i pronesise. Ketu dosjet i ”kontrollonte” konsullesha e Mongolise znj Belma. Shkelzeni u zgjodh si me i besuari i deputetit por e pësoi. Ai e mori me vrull sepse kujtoi se eshte ne Postë dhe e pesoi sepse shume shpejt u vu ne pranga për regjistrim toke me dokumenta fallso në plazhin e Velipojës kundrejt shpërblimit me para që janë marrë nga deputeti dhe sot eshte ne arrest shtepie. Provoni e paraqituni si hallexhinj në sportelet e Hipotekës se në ç’mënyrë çnjerëzore ju trajtojnë, aty kryejnë punë vetëm sekserët.
Duket e pabesueshme, por, e vërtetë. Emërohet një Drejtor Hipotekës (Kryeregjistruesi) në Koplik dhe pas një jave i thonë se të kërkon Konsullja e nderit e Mongolisë, znj Belma për kafe.
I çuditur ç’punë ka Konsullja me të, paraqitet te Grand Hotel Europa. Urdhëri i Konsulles: T’i dorzojë çdo muaj 7 mijë euro për LSI. I befasuar, e shpreh në fytyrë habinë. Reagimi i znj Belma: Po pse të kam emruar aty? për këtë punë. Sigurisht ai ka dhënë dorheqjen sepse ka karakter si njeri dhe nuk rrezikoi që të hynte në burg si K/Regjistruesit e Shkodrës.
Te Hotel Grand Europa shkon shpesh një person i njohur në Shkodër me emrin Bush Zambaku, ish polic i qarkullimit rrugor. Bushi ngre zërin e bën presion sepse thotë se para zgjedhjeve të 2013 ka shitë prona dhe i ka dhënë deputetit 20 000 000 lekë të reja. Bushi sot punon te Policia Pyjore ne vartesi te M.Bujqesise e LSI. Gruaja e Bushit Nafija,nuk jam e sigurte per emrin,por mbiemrin e ka Zambaku, eshte tmerri i hallexhinjve qe shkojne në Hipotekë per te kryer proçedurat per regjistrimin e pronave, nga menyra katundarçe se si i perdhunon. Eshtë lista e gjatë i gjithë rrethi familjar i tij është punsuar nga LSI. Dy dhendure te z. Bushit, injoranta, kane punuar si drejtora e s’kane lane gja pa vjedhe e per dy vjet kane ndertu shpija e pasuri pa fund. Por Bushi tash kërkon edhe paret që ka pagu per fushaten e LSI.
Ndërhyrjet në Gjykatë nga LSI janë të papërballueshme, nuk ju jap fakte sepse dekonspirohet shkruesi i letrës, e këta të LSI, jo vetëm të largojnë nga puna, por, të vrasin me kriminelat qe mbledhin votat me para e dhune të cilët i kemi edhe në Gjykatë.
Në bashkëpunim me PD masakruan zgjedhjet vendore 2015 duke shtuar votat për kandidaten e PD në dëm të kandidates së PS që duhet të ishte fituese dhe duke shtuar votat për këshilltarë në favor të LSI. Sot në Këshillin Bashkiak të Shkodrës PS ka 10 këshilltarë, LSI ka 11 këshilltarë!!??
Une ju solla disa fakte nga Shkodra dhe besoj se ne rrethe tjera, sidomos ne Tirane keta bejne kerdine. Nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve ka vjedhë me tendera me urdhër të Ministrit të Drejtësisë dhe paratë ja ka dorëzuar atij. Besoj se edhe dorheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është rezultat i frikës dhe presionit të LSI. Të gjitha ngjarjet e bujshme në Shqipëri për korrupsion kanë vulën e LSI.
Së fundi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që ka dhënë vendimin për të vertetuar vjedhjen e 40 ha tokë në Butrint është e lirë, burri i saj është i fshehur sepse paratë e marra për vendimin e gjykatëses i ka dorzuar te shtabi i fushates zgjedhore te LSI.
Por problem nuk eshte se keto veprime i ben nje deputet apo militant i LSI. Kjo eshte ne sistemin e punes se LSI, ky eshte fenomeni qe ju thashe ne krye te letres. PS dhe sidomos PD i dijne keto por, shahen e shpifin per njeri tjetrin ne te gjitha menyrat vetem LSI nuk e ngacmojne, kuptohet njera ka frike se u iken me 20 deputete nga koalicioni, tjetra ka shprese se prishet Meta me Ramen e rezojne qeverine. Duke perfituar nga kjo LSI per nje legjislature ka pesefishuar numrin e deputeteve dhe shpreson te shumfishohet ne menyre te frikeshme dhe te vazhdoje t’i kape nga hunda dy partite kryesore.



