E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare sipërmarrësi shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare sipërmarrësi shqiptar

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët, miqtë dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur nga të afërmit si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjes, Arlendi ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Me origjinë nga Berisha e Pukës, Gjoni kishte ndërtuar ndër vite një karrierë në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Ai e kishte nisur rrugëtimin si emigrant, ndërsa më pas ishte përfshirë në iniciativa dhe investime të lidhura me teknologjinë dhe inovacionin.

Vitet e fundit, Arlendi ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani që operon në zhvillimin e teknologjive në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Ndër projektet e kompanisë është edhe GenetiQ Digital Twin, një teknologji e konceptuar për të ndërthurur të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike, me synimin për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore dhe në personalizimin e trajtimeve.

Të afërmit e kujtojnë Arlendin si një njeri me vizion, ambicie dhe dëshirë për inovacion, i cili pavarësisht moshës së re kishte investuar në projekte që synonin të sillnin zhvillime të reja në teknologji dhe shëndetësi.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët dhe rrethi i tij i miqve.

Pritja e të ndjerit do të bëhet pranë shtëpisë funerale “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në orën 13:00, pranë varrezave të Prushit, në Kombinat, Tiranë.

Ngushëllime familjes Gjoni dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të parakohshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.