E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majlinda, do ta ndjek Europën kudo të jetë nëpër Shqiperi, deri në Kalanë e Prezës po qe nevoja…!
Sot

Majlinda, do ta ndjek Europën kudo të jetë nëpër Shqiperi, deri në Kalanë e Prezës po qe nevoja…!

     Bledian        Koka

Ajo që kërkonte Europën në Shqipëri…

Pak e kujtojnë se në fund te mandatit qeverises të PD në 2013-ën, Ministria e Kulturës e asaj kohe firmosi një vendim skandaloz që i hapte rrugën ndërtimit të një shtëpie ngjitur me muret perendimore rrethuese të Kalasë së Prezës.

Vendimi ishte në shkelje të plotë me të gjitha ligjet e trashëgimise kulturore. Ai vendim ishte më shumë gjase edhe vula e fundit e turpit për një qeveri që e kish humbur arsyen dhe jo më kot mori dhe 1 milionë shpulla bythëve e iku tek shpia. Arsyeja e asaj leje skandaloze ndërtimi ishte vetëm një.

Ulërimat e ish Ministres së Integrimit në celularin e homologut të saj të Kulturës me fjalët: “o Aldooooo, firmose atë leje dhe mos e zgjat”. Aldo e firmosi lejen duke shënuar ndoshta të vetmen vulë turpi në karrierën e tij si ministër. Si rezultat, sot e gjithë ditën shtëpia e disatë e Majlinda Bregut qëndron si çiban ngjitur me muret shekullore të Kalasë së Prezës.

Sot Majlinda Bregu ndërsa i shkon pas Edi Ramës që nuk lë fjalë pa nxjerr nga goja duke kritikuar BE-në edhe në diten e saj të themelimit, thotë se “do ta ndjek Europën kudo të jetë nëpër Shqipëri!”. Pra për Majlinda Bregun të ndjekësh Edi Ramen është të ndjekësh Europën.

Për Majlinden, ti hedhësh baltë opozitës që të bëri “fatin politik” dhe me shtëpi te disatë ngjit me Kalanë e Prezës, është po ashtu të ndjekësh Europën.

Majlinda Bregu mund të bëjë çtë dojë me fatin e saj politik të dhuruar me bujari të tepruar nga Berisha, dhe nese të ulet afër Blendi Cucit përballë Edi Ramës për të është të ndjekësh Europën, kjo është zgjedhje e saj.

Por ama për ne që i dimë 5 gjëra, morali e do që ti themi zonjës në fjalë se ti që i kërkove pronat e burrit edhe aty ku një europian i mirë nuk do të guxonte kurrë, je sot shembulli më i mirë se pse qeveria dje i meritoi 1 milion shuplakat bythëve, dhe një tjetër arsye kryesore pse qeveria e sotme do marrë 1 milion e kusur te tjera po në të njëjtin vend.

p.s…Në këtë pikë nuk na  mbetet veçse të shpresojmë që ndërsa Majlinda po ndiqka Europën nëpër Shqipëri, do Zoti të mos gjesh ndonjë pronë të burrit në ndonjë kala tjetër…

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155300055696952&set=a.10150608193291952.427023.804621951&type=3&theater

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.