E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse ky shpërthim i pakuptimtë i Sali Berishës ndaj gazetarit Artan Hoxha
Sot

Pse ky shpërthim i pakuptimtë i Sali Berishës ndaj gazetarit Artan Hoxha

Mero Baze

Ka pasur një shpërthim të pakuptimtë për shumë vetë nga Sali Berisha, ndaj rrjedhës që ka marrë dje në mbrëmje një emision televiziv, ku ka qenë pjesmarrës avokati i tij dhe klientëve të familjes së tij. Berisha ka shpërthyer ndaj gazetarit Artan Hoxha në panel dhe ndaj disa gazetarëve të tjerë që nuk ishin aty.

I ka akuzuar se ata kanë devijuar debatin dhe kanë bërë analogji mes standartit që përdorën demokratët ndaj prokurores Ymeraj në rastin “Tahiri” dhe në rastin e dosjes së rrugës “Elbasan- Tiranë”. Biles Artan Hoxhën e ka akuzuar dhe si dëshmitar i vrasjes së një qytetari, edhe pse ai është në fakt, i vetmi njeri që ka provuar me dëshmi filmike, vrasjen nga Berisha të katër qytetarëve më 21 janar.
Realisht, shpërthimi nuk pasqyron ndonjë urrejtje të Berishës për këta gazetarë. Edhe pse gjuha e tij është tejet agresve, jashtë çdo kufiri, ai nuk e ka personalisht me ta, por me lehtësinë e padurueshem për të, se si po avancojnë kaq shpejt gjërat, që Prokuroria dhe gjykatat, pastaj dhe shtypi, të flasë normalisht për arrestime të rrethit të tij familjar, pa asnjë drojë.
Në studio ishte Neshat Fana, avokati personal i tij, të cilit ai i ka besuar të mbrojë mikun e vajzës së tij, që është në telashe, Andi Tomën.

Ajo që atë e ka tronditur seriozisht, është se gjithçka u bë natyrshëm dhe askush nuk e vrau mendjen që Andi Toma ishte një “vijë e kuqe” për drejtësinë deri para pak kohësh. Dhe e përfytyroj çfarë ka ndodhur. Ai pasi e ka instruktuar gjatë Neshat Fanën çfarë të thoshte, i ka çuar mesazhe në studio, se “i ka ngul thikë pas shpine” PD-së me heshtjen e tij dhe ai si gjithë të dërguarit e tij nëpër studio, ja ka hedh fajin gazetarëve, se kanë devijuar bisedën. Dhe kjo është arsyeja e parë e shpërthimit të tij. Por krye-arsyeja mbetet frika që ka nga analogjitë, dhe sidomos analogjitë me Saimir Tahirin.

Sali Berisha ka një problem të madh me analogjinë që bëhet me rastin “Tahiri” në një anë, dhe rastin Shkëlzen Berisha në anën tjetër. Saimir Tahiri është nën akuzë, pasi dy trafikantë e kanë përgojuar si mbrojtës të tyre dhe deri më sot, kemi vetëm regjistrimet e bisedës së tyre, për të cilat Tahiri thotë se është fantazi e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.