Fitoi plot 559 mln dollarë, gruaja ka frikë nga fati i keq: Mund të vdes
Një muaj më parë fitoi plot 559 milionë dollarë, por gruaja nga New Hampshire kërkon nga zyrtarët të mbetet anonim, pasi ka frikë. Ajo dëshiron që të mos i mësohet emri me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit, të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.
Mediat amerikane shkruajnë se fituesja e kësaj shume marramendëse është përfshirë në një betejë të zgjatur ligjore për të mbajtur të fshehtë emrin e saj. Organizuesit e lotarisë këmbëngulin se ligjet lokale kërkojnë të shpallet emri i fituesit, çmimi dhe qyteti, në mënyrë që publiku të mësojë se çfarë ndodh.
Por gruaja të cilën e ka kapur frika, edhe në dokumentet e paraqitura në gjykatë, e thekson se po përpiqet ta shmangë fatin e keq që ka pllakosur mbi disa fitues.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



