Basha nxjerr shifrat zyrtare për bizneset e mbyllura: Klithma urgjente për ndryshim
Lideri i PD Lulzim Basha thotë se janë 1747 biznese që mbyllën qepenat për të mos i hapur më, sipas shifrave zyrtare për Janarin që sapo lamë pas.
Kjo situatë është “një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë”, thotë Basha.
“Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, vijon ai.
POSTIMI
1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



