Katër grabitje që pa gdhirë…
Fatmir Selimaj

Ministri pinok i financave tha sot, se varfëria është ulur me 2%…
Politikanët po merren me kufijtë detarë me Greqinë…
Ndërsa hajdutët hedhin valle!
Pa u gdhirë mirë ndodhën 4 vjedhje :
* Ora 8. Pronari i një pike exchange në Fier u gëzua kur pa dy persona në derë, mendoi se e nisi ditën mbarë, por shtangu kur ata ishin drejtuan armët dhe rrëmbyen një çantë me lekë.
* Ora 7 e 40 min. Një kambist në Delvinë doli në prag të derës të shihte kohën, kur dy persona e futën brenda në shtëpi dhe i rrëmbyen plot 28 milionë lekë. Gazetarët ardhur nga Saranda e ngushëlluan :”Të shkuara dhe të rroni vetë!”
* Ora 4. Pranë urës së Limuthit në autostradë dy persona hapën derën e një banke dhe morën paratë. Kasaforta shpëtoi pasi grabitësit nuk ishin të specializuar për hapjen e saj.
*Ora 7 e 30 min. Qytetari po udhëtonte me motoçikletë, kur dy persona e ndaluan dhe i rrëmbyen motorin dhe çantën e vogël me lekë.
Dhe seriali i grabitjeve vazhdon…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



