“Do më mungosh shumë vlla, u prehsh në paqe yll i qiellit”, mesazhet prekëse të miqve për Anxhelon
Mesazhe qe te perlotin dhe te transmetojne dhimbje te madhe, ato te miqve pas ndarjes nga jeta ne menyre tragjike te adoleshentit 16-vjeçar nga Durrësi, Anxhelo Gjokazaj, i cili u qellua me thike nga 17-vjeçari Devi Lala dhe gjeti vdekjen ne spitalin e Durresit.

Pas lajmit te rende miqte e tij kane mbushur rrjetin social me dedikime dhe mesazhe prekese per shokun e tij qe iku nga jeta.
“Jeta u tregoka shume e padrejt me me te miret… spo arrijm ta besojm qe tis do jesh me pran nesh…, kjo eshte nje humbje e madhe ne zemrat tona. Do me mungosh shuum vella… u prehsh ne paqe yll i qiellit tashme Angelo Gjokazaj”, shkruan Malvin Beci ne faqen e tij ne Facebook.
Ngjarja
Aoleshenti që humbi jetën quhet Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale “Hysni Çela”, ndërsa 17 vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën Naim Frashëri, shkollë kjo e ndodhur pranë shkollës profesionele.
Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre hetë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët.
E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16 vjeçarin në gjendje kritike për jetën.
“Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



