Loja gjeopolitike e shërbimeve të huaja që komandojnë partitë tona me “remote control”
Kreshnik Osmani

Ne shtetet e vogla, pa traditë Lirie e Demokracie, të mjeruara prej injorancës, shtypjes, talljes e varfërisë ku popujt nuk kanë ideale apo çeshtje të mëdha, partitë politike janë përgjithesisht nën ndikimin e agjenturave rajonale dhe të atyre ndërkombëtare dhe ambasada të ndryshme kanë të infiltruarit e tyre në kryesitë e këtyre partive të cilët i komandojnë me “remote control” në varësi të nevojave të lojës gjeopolitike.
Kjo është arsyeja perse shumë parti në trojet shqiptare dhe në Shqipëri po i shpartallojnë dhe po i shqyejnë si të munden këto kohët e fundit. Ky është tregues i qartë se një lojë e madhe dhe e ashpër sherbimesh, me agjensi zbulimesh e kunderzbulimesh po luhet në nëndheun Ballkanik dhe veçanërisht në atë shqiptar deri tani dukshëm në dëm të interesave shqiptare.
Zhvillimet tek Vetevendosja, janë shembulli më i qartë dhe jo i vetmi që e tregon dhe e verteton më së miri këtë.
Po na shqyejnë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



