E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Kaba sfidon Bashën: Je i mbaruar, nuk ke marrë diplomën akoma
Sot

Profesor Kaba sfidon Bashën: Je i mbaruar, nuk ke marrë diplomën akoma

“Kryetari i PD-së nuk ka diplomë”. Kështu u shpreh filozofi dhe sociologu i njohur Përparim Kabo këtë të enjte në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Kabo i bëri sfidë kryetarit të PD duke i thënë:

“Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Hollandë, por hyni në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike“.

Ndërkohë Kabo bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulce. Sipas tij, Hamdi Sulce kishte kryer studimet në Harëard por këtë nuk e deklaroi kurrë.

“Kishte mbaruar Harwardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?“.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.