Deputeti Gent Strazimiri letër presidentit Trump: O Zotëri, sill dikë në Tiranë që të të përfaqësojë administratën
Deputeti i Partisë Demokratike, Strazimiri, ka ironizuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Ai ka publikuar një status në Facebook ku i kërkon presidentit amerikan, Trump, që të dërgojë në Shqipëri dikë që të përfaqësojë administratën amerikane.
Statusi i Strazimirit
For IMMEDIATE RELEASE!
To: H.E. Mr. Donald TRUMP,
PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA
Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:
– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo
– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



