Per mikun tim Fitim Zekthin dhe aty rrotull…
Bledian Koka

Lexova dje me shume endje reagimin e mikut tim Fitim Zekthi i cili argumentone se ai nuk eshte “Lista e Cilit”. Fitimi nuk ka patur kurre mungese argumenti, erudia qe i ka kultivuar vetes eshte autonome dhe nuk ia ka borxh kerkuj vec perpjekjes se vet per te mos qene i paditur. Besimi i tij tek e djathta si koncept e si kredo idealesh qe vjen prej vetedijes ç’eshte e mire e ceshte e keqje, eshte e patundshme. Por diskutimi qe ka nisur prej 3 ditesh per listat çiljane dhe fahriballjane dhe po e po oborrtaresh te nenshtruarish eunuk, nuk ka te beje me te deri ne piken kur ai nuk i ve perballe veten. Sot ne nuk po merremi me emrat, por me sistemin. Ne nuk po merremi me Fitimin, por me ata qe po perdorin Timin si mjet per te justifikuar qellimet per perFitim. Sot ndahet shapi nga sheqeri per ate se çfare do jete PD-ja qe shqiptaret duan, dhe ata qe perdorin besimin e shqiptareve per qellimet e tyre ultraokulute per sundim e nenshtrim. Sot Fitimi dhe te tjeret rrotull duhet te kuptojne se eshte momentumi per te ndare nese jane vegla apo identiteti te paperthyeshme. Fitimi dhe te tjeret rrotull nuk mund te jene kaq dritshkurter te besojne se vetem pas 27 vjetesh nje kryetar PD-je e vuri re potencialin e tyre djathtist, mu diten qe ata nisen te hedhin boje e mendime ne karte e sponsorizuar nga Çili. Nese kete e marrin te mireqene, o jane infatil, o jane te keqperdorur ose jane genjeshtar, gje qe Fitimi dhe te tjeret rrotull nuk jane. Sot ne “idiotet” nuk qajme per asgje tjeter vecse per nje PD qe po shkon drejt shkaterrimit, dhe kete e bejme jo se jemi toça kuklle qe jemi mesuar te grindemi, porse e konsiderojme partine ne fjale nje pasuri kombetare. E bejme kete sepse njesoj e kemi bere edhe per PS-ne ndersa ajo merrej peng dhe efektet shkaterrimtare per kombin prej kesaj pengmarrje sot i kemi para syve. Prandaj i shtrenjti miku im Fitim dhe te tjeret aty rrotull, une sot jam zemerthyer dhe i frikesuar. Kur ne mes te korrikut te vihet ne pikepyetje demokracia e brendshme ne PD, ti i dashur Fitim dhe ju te tjeret aty rrotull cfare do beni? Kur ne mes te Korrikut PD-ja te shnderrohet perfundimisht ne nje surrogato te PS-se qe nuk ashtu sic opozita zyrtare e PD-se ishte nje kopje e shemtuar e shembullit te forces se Edi Rames per te privatizuar partine, ti i dashur Fitim dhe ju te tjeret aty rrotull çfare do beni. Te shtrova pyetje sepse nga ty pres pergjigje, kurse nga logoja e shpelare per te cilin ti vure ne sherbim identitetin tend, nuk pres me asgje sepse une tashme e di.
p.s…prandaj miku im Fitim dhe ju te tjeret aty rrotull, kur te me lexoni zemerthyer, duroni deri ne mes te Korrikut te me ktheni pergjigje 😉 ✌✌✌
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



