Anti-pasuri…
Ylli Manjani
Po një pyetje kam: Kjo VKM që heq pronësinë private të tokave në breg, a do ta pastrojë bregun e detit në Durrës e Golem?
Edhe aty njësoj të fallsifikuara ishin letrat…
Ligji i kohës madje ndalonte kthimin dhe ndërtimin në vijën bregdetare (300 m). Por fakt është se hartuesit dhe miratuesit e VKM anti-pronë, kanë të gjithë shtëpi në këtë breg…
Unë jam nga ata që i uroj: Ti gëzojnë! Sepse e dua pasurinë.
Por që VKM e tyre të jetë e pranueshme disi, duhet ta fillojnë nga shtëpitë e tyre.
Përndryshe mos bëjnë gam-gam kot se nuk janë as sa partizanët e Enverit, të cilët i morën pasuritë private për tja dhënë shtetit e jo për shtëpitë e tyre…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



