E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet Bashës: Mos e thirr më shpejt fatin tënd, na duhesh për rrugë të gjatë, por…
Uncategorized

Rama i përgjigjet Bashës: Mos e thirr më shpejt fatin tënd, na duhesh për rrugë të gjatë, por…

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, lidhur me tarifën që do t’u vjelë shqiptarëve për Rrugën e Kombit, vjen i menjëhershëm reagimi i Ramës. Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka ironizuar me Bashën, duke i kujtuar llogarinë e gabuar që bëri dikur “7 herë 7 bëjnë 42”.

Pergjigja e Rames

Smë bën asgjë përshtypje nga miku im Lulzim se e njoh mirë dhe vec keqardhje provoj kur e shoh sa herë merr fjalën, është mirë që ti ripërsërit për shqiptarët, ka qenë edhe ministër transportesh, përvec se është kreu i PD, pavarësisht si e ka katandisur, PD është prijësi i alternativës qeverisëse, që edhe si ish ministër transporti nuk di ca është taksa e qarkullimit, erdhi dhe tha o taksë qarkullimi, o tarifë për rrugët se dy s’ka, pyetja ime është po në të gjithë vendet e tjera ku ka pagesë për rrugët ka taksë kombëtare qarkullimi? Se me këtë logjikë s’duhet të kishte.

Tregon këmbët e mia në gropën që paskam hapur vetë, thotë o kjo o kjo., o 7 herë 7 baraz 42 o ska 7 e as 42. Lulzim taksa e qarkullimit është taksë kombëtare që e kanë të gjitha vendet ku ka qarkullim rrugor vec vendeve me karakeri pyjor e baritor ku lëvizet me veshgjatë, aty nuk ka taksë

Dhe pagesa e rrugëve për përdoruesit është krejt tjetër Lulzim nga taksa e qarkullimit, profesori duhet të të kishte dhënë këtë mësim para se babai të jepte postin e MT dhe si hyre dole.

Sa i përket asaj që unë rashe më këmbët e mia në gropën që kam hapur, unë si kam hapur ndonjë gropë buxhetit dhe ndryshe nga cfarë parashikonte kasandra dixhitale nuk ndodhi rënia me këmbët e mia në atë gropë që e hapët ju, ne e mbyllëm atë gropë.

Së dyti si kam hapur ndonjë gropë rrugës së kombit, atë gropë KLSh dhe prokuroria thotë se ia ka hapur ti, natyrisht raporti mjekësor për gjendjen e rëndë shëndetësore të kohës bëri që pavarësisht se të gjetën me këmbët e tua në atë gropë, këmbët të fluturojnë në një gropë tjetër, e të mos numëroj tërë gropët ku kanë rënë.

Unë si kam hapur as vendit as partisë sime një gropë si i ke haur zotrote partisë tënde, që si mendon edhe vetë Saliu nuk ka lidhje me atë historinë e xhepave të errët të oligarkëve rusë.

Profesor ua kam thënë disa herë një shprehje që ua ka mësuar gjyshja, si na ka treguar Saliu, dhe gjyshja ime ma ka mësuar, qesh mirë kush qesh i fundit, sinqerisht nuk dua t’ju vijë shumë më e hidhur shumë shpejt sesa cfarë duket sot.

Lulzim mos ngatërro taksën e qarkullimit me pagesën e përdoruesve, nuk kanë lidhje, mësoje që nëse do ishte kështu, atëherë në cdo vend nuk do kishte pagesa për rrugën.

Konsideroje seriozisht dhe mos e thirr më shpejt fatin tënd, që e ke shkruar vetë, pa u konsultuar me partinë tënde, dhe mua, se do të kisha thënë zgjedhjet do i humbësh mos merr para nga rusët se na duhesh për rrugë të gjatë por ia ke shkurtuar rrugën vetes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.