E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Non grata për USA me raste…
Sot

Non grata për USA me raste…

Basir Collaku

E perse qenka non grata në USA, Tom Doshi dhe jo Edi Rama, Ilir Meta, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Erion Veliaj, .etj etj..apo nuk lakohen emrat trafik dhe korrupsion e zgjedhohen foljet korruptoj dhe trafikoj..

Kjo sigurisht mund të pyese dikush se a ka edhe emra ministrash e kryeminstrash të djathtë apo nga opozita..!!? A duhet të jetë aty Berisha, Nano, Meksi, Basha, apo Bode, Rruli, Imami, Bregu, Haxhinasto, Naço, Kryemadhi, apo edhe Theodhori Sollaku Ina Rama, Ardian Fullani, e kështu gjithë pushtetare lokale të denuar?! Po ketu ka një dileme të madhe në këtë selektim të politikes prodhuese të korrupsionit dhe pafuqisë gjithperfshirese per shkak të urtise së nenshtrimit.

Kur e pyeta një amerikan të drejtesise vjet, si e shihte Adriatik Llallen non grata, me tha se Ambadada per disa miq të saj ka vepruar ndryshe per arsye të ngjashme, duke toleruar apo mbyllur njerin sy..Ka dhe një pyetje 28 vjeçare të qytetareve shqiptare atyre të persekutuar, mjaft prej të cileve kanë në dosjet e denimit edhe akuzen se kanë dëgjuar Zerin e Amerikës, këtë zë imperialist dikur.. Dhe ata denuesit dhunuesit, persekutoret, spiune te sigurimit ka jo pak që kanë sherbyer në Ambasaden Amerikane pas viteve 90 ndersa viktimat prisnin pergjigje aplikimesh per viza ku ne sportele ndoshta pergjigjen e jepnin ata te njejtet zullumqare te sistemit te vjeter..Disa ndoshta janë ende aty.. Ndoshta. Ndaj ca punë diplomatike ende behen nën logon bën për Shqipëri..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.