E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha -Balla replikat rreth aksidentit….
Sot

Berisha -Balla replikat rreth aksidentit….

Berisha :Kalimtarin në Elbasan e aksidentoi Taulant Balla…

Ky lajm solli shumë reagime, ku një ndër ta ishte ai nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kalimtarin e ka plagosur vet Taulant Balla.

Postimi i plotë

Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb

“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”

E akuzoi për aksidentin, “shpërthen” Taulant Balla: Sali Berisha, je një plak i çmendur! Gojëprishur e palo burrë

Ish kryeministri Sali Berisha e ka kthyer ne invers ndihmen qe kryetari i grupit parlamentar te PS Taulant Balla i dha nje qytetari te aksidentuar ne Elbasan.

Ku fati qe kaloi deputeti aty, i shpetoi jeta pas nje aksidenti qe nje zonje nga pakujdesia e ecjes me makine i kishte shkaktuar.

Por Berisha ne perpjekje per ta kthyer se prapthi ngjarjen per te bere politike, akuzoi Ballen se e kishte bere ai aksidentin.

Menjehere ka reaguar Taulant Balla qe e ka cilesuar Berishen nje plak te çmendur dhe palo burre, nderkohe sqaron se me ndihmen qe i dha te aksidentuarit kishte kryer detyren si qytetar i thjeshte.

Reagimi i plote i Taulant Balles:

Sali Berisha je një plak i çmendur!

Je një turp. Po aq turp është fakti për ne shqiptarët, që ti ke qenë President, Kryeministër dhe je akoma një përfaqësues i populli.

O plak i çmendur! Si mund të shpifësh deri në këtë pikë.

Sot kam bërë detyrën si një qytetar i thjeshtë. I kam dhënë ndihmë sadopak një qytetari të aksidentuar nga një makinë, të cilën e drejtonte një zonjë, e cila ishte e tmerruar nga ajo që i kish ndodhur.

Ishte edhe ajo aty, bashkë me një djalë të mitur.

Jam i bindur që policia më pas ka bërë procedurat me drejtuesen e mjetit të përfshirë në aksident.

Kam ndaluar siç ndaluan edhe plot njerëz të tjerë të zakonshëm aty.

Kam njoftuar Spitalin e Elbasanit dhe e kam ndjekur situatën e të aksidentuarit në spital, sepse kështu jam unë.

Jam interesuar më pas me Drejtoreshën e Spitalit për ta nisur për shërbim më të specializuar në Tiranë dhe jam më shumë shpresë që nuk ka asnj ërrezik për jetën.

Lexoje dhe njoftimin perkates te Policise se Shtetit: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”

Nje apo dy ore me pas, nje media online nga Elbasani kish nxjerre nje lajm, ndoshta dikush kish bere nje fotografi nga shume njerezit qe ishin aty, qe une i kisha dhene ndihme. Kaq.

Sali Berisha! Ti je nga ata qe vret dhe iken nga vendi i krimit. Me kete qe nxorre nga barku sonte, o gojeprishur, thjeshte me shtove bindjen se je nje i rrjedhur, qe nxjerr nga barku sa më shumë baltë sa ke mundësi.

Unë nuk jam si ti, o Sali!

Ti nuk je as burrë që të kërkosh ndjesë për këtë shpifje të ulët.

Palo burrë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.