Sakrificat për të parë nga afër martesën mbretërore
Dita e martesës së Princit Harry me amerikanen Meghan Markle ka mbërritur.
Por, mijëra të tjerë kanë preferuar që të jenë pranë kësaj ceremonie dhe kanë shkuar në Berkshire që në orët e para të mëngjesit. Disa të tjerë kanë ngritur tendat që mbrëmjen e kaluar aty, duke fjetur në të ftohtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti.
Ndërkohë, forcat policore kanë krijuar një “unazë” rreth kështjellës.
Mediat britanike shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.














Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



