Gjeopolitika e ahengut dhe vizita e Sfakianakis ne Shqiperi!
Kreshnik Osmani

Fqinjet nuk kemi me dorë t’i zgjedhim ne por jane ata qe i ka caktuar Zoti, historia dhe gjeografia. Kur është komshiu mire ke hequr gjysmen e halleve, por fatkeqsisht Shqiptaret kane qene te rrethuar nga popuj qe na urrejne dhe qe historikisht kane dashur te na asimilojne. Ne nuk mund te jetojme perjetesisht me brengat e te shkuares por siç kane thene; armikun fale por emrin mos ia harro. Kengetari grek qe ka shfaqur interesim te madh ne Shqiperi eshte mbeshtetes i hapur i “Agimit te Arte” qe kane tek themelet e ideologjise se tyre politike qe me zorret e shqiptareve te bejne lidhese per kambalet e ushtarëve greke. Ky është problemi dhe nuk eshte problemi tek melankolia dhe romanticizmi qe do te gjeneroje ne Shqiperi artisti i fqinjit tone jugor. Sigurisht edhe ndonje pjate qe mund te thyhet nga ata qe nuk e kercejne dot Zorben greke pa thyer pjata nuk eshte ndonje problem i madh.
Si nje shijetar i muzikes, pergjithesisht me pelqen muzika ballkanike sepse percjell shumë emocion, shume melankoli, shume ndjenje dhe petej gjinive te tallavase se ekzagjeruar, popujt e ballkanit jane qejflinj te medhenj dhe i kane kenduar aq mahnitshem bukurise dhe dashurise. Ne fakt, ky mund te jete fati por edhe mallkimi yne me i madh. Popujt e Ballkanit jane popuj ekstremiste. Urrejne shume dhe duan shume. Pa dashur te ngaterrohem shume ne origjinen e racave dhe prejardhjen e tyre. Pa dashur te ngaterrohem me historine, me kulturen dhe me antropologjine, mund te them se popujt ballkanike jane popuj te bukur, emocionale, te ndjeshem, qe prej shekujsh me radhe e kryejne aktivitetin jetesor ne nje prej zonave me te bukura dhe me te magjishme te Mesdheut, por njekohesisht thelle kesaj bukurie, thelle kesaj melankolie, thelle kesaj parajse ku Zoti ka vendosur qe ne te jetojme fshihet nje energji e erret here e dukshme dhe here e nendheshme e perfaqesuar ne instikte kriminale dhe te nevojes per te shfarrosur e shuar njeri-tjetrin.
Ti kendosh bukur, apo te dashurosh nje vajze greke, nje vajze shqiptare, nje vajze serbe apo nje vajze turke, jam i sigurt se duhet te jete dicka shume e bukur pavaresisht se une nuk e di sesi mund te jete, por politika eshte dicka tjeter. Politika ballkanike eshte nje vorbull e erret e mbushur plot e perplot me helm akrepash shoviniste dhe me nacionalizem racist ekstremist vrastar qe po shkaterron te tashmen dhe mund te shkaterroje edhe te ardhmen tone ne qofte se nuk do te jemi te kujdesshem. Politika ballkanike eshte nje pyll i bukur i mbuluar gjithmone prej mjegulles, ku ujqerit e politikes nuk lejojne qe thelle gjelberimit banoret te duan njeri-tjetrin natyrshem. Gjithcka ndodh ne ate pyll ndodh me frike, me dyshim dhe me kujdes te madh dhe asgje nuk e helmon emocionin me shume se dyshimi dhe frika.
Ne duhet te ndetojme nje te ardhme te paqte e te begate per popujt e Ballkanit por duhet te jemi te vemendshem qe kjo te mos ndodhe ne kurrizin tone. Ne duhet te jemi te vemendshem dhe te vendosur per te ndertuar nje te ardhme te begate per popujt tane dhe per gjeneratat e ardhshme, sepse kjo eshte deshira e popujve, por kjo nuk mund te kembehet kurresesi me nafte, me gaz, me Autoqefaline Ortodokse shqiptare dhe me det. Kjo nuk mund te kembehet kurresesi me varrezat e sajuara te ushtareve greke ne ate qe ata e quajne “Epiri i Veriut” ne zemer te Shqiperise. Ne nuk duhet te harrojme kurresesi Napolon Zerven. Nuk duhet dhe nuk mund te harrojme kurresesi aktivitetin kriminal shteteror grek dhe spastrimin etnik te ushtruar ndaj popullsise shqiptare came. Sepse, nuk mund te ndertojme nje te ardhme te vertete pa te verteten e historise, te politikes, te se drejtes dhe te gjeografise. Ne do te mund t’i kurojme plaget e te shkuares vetem duke i tejkaluar me guxim dhe me vertetesi politike ato plgae dhe jo duke hapur here pas here koret e plages me thirrje shoviniste e raciste. Sfakianakis mirese te vije por ai duhet t’u kerkoje falje shqiptareve ne ate koncert dhe te distancohet prej shovinizmit racist grek te “Agimit te Arte” pa asnje rezerve. Perndryshe, kemi bere nje vrime ne uje. Trojanet dhe shqiptaret (qe sipas historise kane origjine te perbashket pellazge) i njohin shume mire “dhuratat” e Greqise.
Po te isha njeri i rendesishem ne kete vend dhe me fuqi vendmmarrese politike, une do te shkarkoja nga detyra te gjithe ambasadoret e vendeve te Ballkanit dhe ne vend te tyre do te emeroja kenget e tyre te bukura. Politika ushqehet me shovinizem, ndersa popujt ushqehen me melodi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



