E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtuesi i Stadiumit, shpërblehet me një kat shtesë nga Kryeministri Rama
Sot

Ndërtuesi i Stadiumit, shpërblehet me një kat shtesë nga Kryeministri Rama

Lajm ekskluziv nga 
Hysni Gurra
Nuk është denoncim, po e përmbledh me dy-tre fjalë vetëm për të përqesh mediokritetin dhe harbutërinë që tregojnë më shtetin këta rilindasit. (Kush të dojë të verifikojë).

Ky që po ndërton stadiumin me kullë, paska bërë ca punime shtesë te ai pallati dhe duhej paguar më shumë se ç’ishte parashikuar.
Çfarë të bëjmë çfarë të bëjmë shteti? I lind ideja gjeniale dikujt, ta ngrejmë edhe një kat kullën dhe ia japim këtij (klering)!!!
Ta ngrejmë po si ta ngrejmë, duhet leje?!
T’ti themi kryetarit KKT-s dhe nxjerrim lejen. Dhe Edi si gjithmonë praktik me kullat hedh firmën.
E para, pêr mediat, ju ndonjë hulumtim bëjeni, por EKSKLUZIVE mos e thoni se ekskluzive jam vetë ?
E dyta, këta vetëm duhen përqeshur dhe kush ka mundësi t’ia mbathi. Se këta shembën monument të kategorisë A, fasadën e stadiumit, dhe tani do ta nxjerrin mbi re atë gjënë duke dhënë klering nga një kat e nga një kat çdo ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.