E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili:  Mazhoranca po bën gjithçka që të pengojë integrimin
Sot

Vasili:  Mazhoranca po bën gjithçka që të pengojë integrimin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thekson se në rast se Shqipërisë do t’i hapen negociatat në fund të muajit, ky është një lajm i mirë për qytetarët, por jo për kryeministrin dhe qeverinë.

Sipas tij, kjo mazhorancë po bën të pamundurën që të bllokojë hapjen e negociatave, duke bllokuar

Postimi i plotë i Vasilit:

Hapja e negociatave do te ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Maxhoranca po bën gjithshka,qe negociatat te mos hapen.

Shkaterrimi i dialogut politik nga maxhoranca si baze dhe premise politike thelbesore e procesit te integrimit eshte goditja themelore kunder hapjes se negociatave.

Kapja dhe cperfytyrimi i reformes ne drejtesi dhe vakumi i qellimshem ligjor deri ne eliminimin e gjykates kushtetuese dhe te larte jane momente kritike antiintegrim.

Thellimi i kriminalizimit te qeverisjes dhe rrembimi i saj nga trafikantet dhe oligarket,ka krijuar qartazi profilin e nje pushteti,qe e zhbën teresisht shtetin dhe e kthen ate ne zgjatim te krimit te organizuar, pra te nje qeverisje armike te integrimit dhe hapjes se negociatave.

E korruptuar deri ne palce dhe nje vegel ne duart e oligarkeve,qe rrembejne e ndajne me te qindra miliona euro,kjo qeveri moster s’ka asgje te perbashket as me standartet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale te BE duke krijuar nje bindje te forte negative ndaj vendit tone ne Europen politike dhe duke shtuar shume e me shume pengesat per hapjen e negociatave.

E strukturuar qarte mbi nje filozofi antiintegrim, kjo qeveri ka bere gjithshka qe te ndertoje alibine antieuropiane, qe sheh nga lindja,pasi atje mendon se mund te akomodoje shume me lehte interesat e erreta dhe parate e pista,qe trafiqet,krimi dhe korrupsioni kane prodhuar.

I vetquajturi lobim i kryeministrit ishte thjesht nje tur provokativ,arrogant e irritues,qe i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugen skenarit te erret prolindje.

Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit te thelle te drejtimit politik te Ministrise se Brendeshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish Ministrit te Brendeshem jane goditja me e rende qe procesi i integrimit ka marre ne vite.

Kryeministri dhe qeveria u vetperjashtuan qellimisht nga ky proces i integrimit europian

,ne funksion te strategjise se tyre qe sheh nga lindja duke u demostruar qarte si armiqte me te medhenj te hapjes ne negociatave.

Hapja e negociatave do te ishte vertet lajmi me i keq per qeverine pasi do t’ja veshtirsonte shume skenarin e saj pro lindje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.