Moikom Zeqo: Numri 71 është bërë makthi i Ramës, po bën fushatë mediokre dhe flet si shofer
Nuk ka ndodhur
kurrë që partitë qeverisëse të
qeverisin bashkë me opozitën dhe njëkohësisht të shkojnë drejt zgjedhjeve
të përgjithshme politike për të partizuar dhe kryetarizuar votat e
elektorateve. Natyrisht premisat apriori apo dhe posteriori të marrëveshjes
së 19 majit do të bëhen transparente një ditë. Por konkretisht ne po
përjetojmë kulmin e një fushate ku të tre partitë kryesore të së njejtës
qeverisje, kërkojnë më vete, me asnjë lloj tolerance apo dhe mirëkuptimi
për të tuar zgjedhjet. Është hera e parë që PS ngulmon për të fituar
zgjedhjet me më shumë se 71 vota.
Numri 71 në Kuvend është bërë numri i artë i alkimisë politike. Është bërë
enigma dhe makthi i Ramës. Basha kërkon jo më shumë dhe as më pak që
të ndërtojë si një proces kimik me zhvillim të pakufizuar atë që e mbiquan
me një metaforë utopike, apo sipas një besimi lunatik si Republika e Re.
LSI
me Petrit Vasilin kërkon postin e kryeministrit. Është pikërisht çoroditja që
buron nga marrëveshja e 19 majit që ka ndryshuar dhe ligjërimet politike
të kryetarëve të partive.
Deri para marrëveshjes së 19 majit Rama flet
me terma, nojma, hamendje
të një Triumfalizmi Total.
Tashmë fushata e Ramës ka nota krejt negativiste, madje dhe agresive ndaj
qeverisjes mandatore 4 vjeçare me LSI-në. Artikulimi i tij i thjeshtëzuar deri
në kufijtë e mediokritetit është ai i shëmbylltyrës së shoferit që e do vetëm
timonin e pushtetit pa patur të tjerë në prehër. Shumë e çuditshme kjo
parabola e shoferit karizmatik, që s’ka asnjë lloj lidhje me qeverisjen.
Me këtë thënie Rama del kundër idesë racionale dhe funksionuese të koalicioneve politike në qeverisjet e shteteve të mëdha evropiane. A nuk kemi në Gjermani me në krye kancelarin Merkel një qeverisje të respektimit të parametrave të një koalicioni, prej gati 10 vjetësh? Nuk e kemi dëgjuar kurrë Merkelin të përdorë metaforën e një shofereje, me duart e vetme në timon, pa patur të tjerë në prehër. Të gjitha qeveritë në Europë bazohen mbi koalicionet. Rama duhet ta dijë se të paktën mbas vitit ’90 forma e pluripartizmit ka çuar detyrimisht tek qeverisjet me koalicione. Absolutisht është një dukuri që vazhdon dhe sot dhe do vazhdojë në të ardhmen.
Po pse kryeministrat europianë nuk e kanë përdorur kurrë metaforën e shoferit? Së pari, një kryeministër nuk është një shofer. Ta krahasosh një kryeministër me një shofer do të thotë të banalizosh nocionet. Së dyti, qeverisja, pavarësisht ministrave që përfaqësojnë parti të ndryshme politike bazohet në respektimin e kritereve kushtetuese të qeverisjes”, shkruan ai. “Ajo që më bën përshtypje rëndë në këto ditë që po përjetojmë fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme politike të 2017 është fakti se mbaroi një epokë apo një praktikë e fushatëbërjeve të tilla të ngjashme dhe ka ardhur përfundimisht një epokë e re, ku programet, kriticizmi, premtimet janë shndruar në një përleshje propagandash. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë propagandë. Asnjëherë nuk ka qenë kaq kokturbulluese, kaq e papërmbajtur dhe kaq e paturpshme propaganda dhe lufta midis partive të cilat nga statusi sinkretik i bashkëqeverisjes shpallin se janë armike për vdekje të njëra-tjetrës. Kujtoni fushatën elektorale të vitit 2013. Rama dukej se e kishte një kauzë: të shembte përfundimisht regjimin berishian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



