Cpo ndodh në Tiranë me pronën publike e denje per Junta Afrikane
Kreshnik Collaku
Kushtetuta e vendit dhe ligji i vetëqeverisjes vendore neni 54/55,percakton qarte se tjetersimi (shitja ose dhurimi),dhenia në perdorim i truallit publik bëhet vetem me Vendim të Keshillit Bashkiak me një shumicë 3/5. (37 vota ne keshillin bashkiak Tiranë).
Rama e Velija nuk i kanë keto vota në Keshillin Bashkiak Tiranë.
Opozita ka bllokuar krijimin e një shumice të tillë dhe ka deklaruar se kurre nuk do ti kenë keto vota per të grabitur pronën publike.
Cdo sajsë ligj që anullon kushtetuten dhe asgjëson autonominë vendore është AntiKushtetues,është akt kriminal i denjë për Junta Afrikane.
Teatri Kombëtar po shembet pikërisht përmes një akti të tillë kriminal.
Në Këshillin Bashkiak Tiranë,Opozita ka bllokuar dhe pamundësuar krijimin e një shumice prej 3/5 per të grabitur truallin dhe pronën publike të Bashkisë Tiranë.
Pikerisht kjo pamundesi që ta marrin pronën publike me ligj po i bën të sillen si një bandë gangsteresh duke e grabitur me dhunë e duke shkelur Kushtetuten e vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



